​Një cjap në Turqi u lind me sy në mes të ballit

Ndryshe

​Një cjap në Turqi u lind me sy në mes të ballit

Më: 6 shkurt 2022 Në ora: 20:29
Foto ilustrim

Një cjap me sy në mes të ballit u lind në qytetin e Kilisit, në Turqinë juglindore.

Dyzetvjeçari Ahmet Kartal, i cili merret me blegtori në fshatin Gokmus, është habitur kur ka vërejtur se sytë e cjapit të porsalindur ishin në mes të ballit të tij, transmeton Anatolia.

Ai u tha mediave se ka rreth 25 vjet që merret me blegtori dhe se këtë situatë e ka hasur për herë të parë.

U drodha kur e pashë në hambar pasi nuk lëvizte. Kur e fotografova, ndjeva se ai reagonte. Kam 25 vjet që e bëj këtë punë, nuk kam parë dhe dëgjuar diçka të tillë. Ai ndoshta nuk do të mbijetojë. Do të doja që shërbimet ta marrin përsipër dhe të kujdesen për të”, tha Kartal.

Ahmet Ujar, shef i Departamentit të Patologjisë pranë Fakultetit Veterinar të Universitetit Mustafa Kemal në Hataj, tha se ishte një çrregullim kongjenital dhe se kishte pasur raste të ngjashme edhe më parë.

Shkencërisht këtë gjendje e quajmë sebocefali, në këtë rast ka një anomali në hundë, e cila quhet arinocefali, në raste të tilla hunda mund të jetë ose e vogël ose të mos ketë formë. Anomali ka edhe në vesh. Pra, këto janë anomali kongjenitale”, shpjegoi Ujar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat