Pse duhet të mbani gjithmonë një top tenisi kur udhëtoni me avion?

Ndryshe

Pse duhet të mbani gjithmonë një top tenisi kur udhëtoni me avion?

Më: 7 prill 2022 Në ora: 19:54
Ilustrim

Kur bëhet fjalë për paketimin e bagazheve të dorës për një fluturim, shumica prej nesh do të mendojnë të përfshijnë një libër të mirë, revistë ndoshta dhe një jastëk për qafën. Por ka një objekt befasues që duhet marrë me vete kur udhëtoni dhe është…një top tenisi.

Tingëllon e çuditshme? Një top tenisi mund të përdoret për të lehtësuar efektet anësore të pakëndshme ose të dhimbshme të fluturimit, si dhimbjet e kyçeve dhe dhimbjet e muskujve.

Gjatë një fluturimi, është e zakonshme që këmbët të fryhen, shputat dhe shpina të na dhembin.

Kirurgu Ali Ghoz thotë se mund të përdorni topin për të masazhuar zonat ku keni dhimbje derisa të ndjeni lehtësim. “Duke marrë një top tenisi ose një masazhues në aeroplan, kjo do të ndihmojë në rritjen e qarkullimit të gjakut” thotë Ghoz.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat