44-vjeçari shtiret si dado dhe përdhunon 33 fëmijë, mes tyre foshnja 1-muajshe

Ndryshe

44-vjeçari shtiret si dado dhe përdhunon 33 fëmijë, mes tyre foshnja 1-muajshe

Më: 1 qershor 2022 Në ora: 13:42
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë është zbuluar në Gjermani, ku protagonist është bërë një 44-vjeçar i cili punonte si dado.

Ngjarja ka ndodhur shtetin e Nordrhein-Westphalia, ku burri i cili ofronte shërbime të kujdestarisë për fëmijët, rezultoi se në fakt ishte një pedofil. Ai prezantohej si një babysitter në internet dhe shumë prindër i besonin fëmijët, të cilët ai në fakt i abuzonte seksualisht dhe aktin e regjistronte, duke i mbajtur videot në kompjuterin e tij.Prindërit nuk dyshonin asgjë, ndërsa më tronditës ishte fakti se për të fshehur gjurmët dhe që fëmijët të mos bërtisnin, ai i drogonte. Veprimet e tij tronditën hetuesit që kanë trajtuar shumë raste të ngjashme.

Viktima më e vogël ishte një foshnjë një muajsh, ndërsa u raportua se kishte abuzuar gjithsej me pesë foshnja, e po ashtu dhe me fëmijë me aftësi të kufizuara.

Gjithsej deri më tani janë raportuar 33 viktima, por numri pritet të shtohet.

 “Nuk kam hasur kurrë në një nivel të tillë barbarie çnjerëzore dhe indiferencë ndaj vuajtjeve të fëmijëve të vegjël, dhimbjeve dhe britmave të tyre dhe frikës së tyre të dukshme. Dhe kurrë nuk mund ta imagjinoja këtë.”- deklaroi shefi i policisë së Këlnit , Falk Snaber gjatë konferencës për raportimin e rastit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat