Momenti epik kur qeni i bandës së drogës i ‘bindet’ Policisë, shtrihet në tokë së bashku me trafikantët

Ndryshe

Momenti epik kur qeni i bandës së drogës i ‘bindet’ Policisë, shtrihet në tokë së bashku me trafikantët

Më: 30 korrik 2022 Në ora: 07:25
Qeni shtrihet në tokë së bashku me trafikantët

Një qen roje i një bande droge u shtri në tokë përkrah të zotit të tij, teksa Policia hyri në një depo droge.

Policët e narkotikëve arrestuan tre burra në një fermë, të cilët i shtrinë me fytyrë poshtë në dysheme me duart e tyre të lidhura me pranga pas shpine.

Por në një moment edhe Rottëeileri vendosi të dorëzohej dhe u dorëzua po ashtu, duke u shtrirë në tokë pranë tre të dyshuarve.

Sipas Policisë së Narkotikëve, droga ishte dërguar në këtë depo nga Campo Grande, shteti Mato Grosso do Sul, por lëvizjet ishin monitoruar dhe grupi u godit kur mbërriti dërgesa.

Gjithsej u sekuestruan 1.1 ton marijuhanë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat