I doli vetura 7 centimetra jashtë zonës së parkingut, 59-vjeçari gjobitet me mbi 100 euro

Ndryshe

I doli vetura 7 centimetra jashtë zonës së parkingut, 59-vjeçari gjobitet me mbi 100 euro

Më: 1 tetor 2022 Në ora: 11:25
Ai u gjobit me 100 funte për shkelje të rregullave të parkingut.

Një britanik ka mbetur i shokuar kur ka marrë një gjobë prej 100 funte për parking të palejuar, pasi vetura e tij kishte dalë vetëm afro 7.5 centimetra jashtë vizës së parkingut, raporton “The Sun”, të martën.

Julian Griffiths 59-vjeçar, ka thënë se kishte paguar veturën e tij për dhjetë minuta, ndërsa ishte futur në një lokal.

Por, në nxitim, ai nuk kishte shikuar mirë se si e ka parkuar veturën e tij Renault Clio. Vetura e tij kishte kaluar për afro 7 centimetra vizën e bardhë.

Dy javë më vonë, ai u gjobit me 100 funte për shkelje të rregullave të parkingut.

“Unë mendova se po bëjnë shaka. Kurrë nuk kam menduar se duhet të jetë në mënyrë perfekte e parkuar vetura. Do të kuptoja po të kishte dalë gjysma e veturës jashtë, por është çmenduri për 7 centimetra”, ka thënë Julian.

Julian, që kishte parkuar veturën në “Parc Tawe” në Swansea, ka apeluar tash ndaj gjobës.

Nuk është personi i parë që është ankuar për gjobë të tillë parkingu. Një person tjetër po ashtu ishte gjobitur me 100 funte për arsyen e njëjtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat