Njihuni me gruan me këmbët më të mëdha në botë

Ndryshe

Njihuni me gruan me këmbët më të mëdha në botë

Më: 17 nëntor 2022 Në ora: 10:17
Foto ilustrim

Një grua nga Texasi ka hyrë në librin Guinness për këmbët më të mëdha në botë.

Guinness ka informuar se Tanya Herbert (SHBA) ka këmbët më të mëdha në botë për një femër, me këmbën e djathtë me përmasa 33,1 cm dhe këmbën e majtë me 32,5 cm.

Megjithatë, nuk janë vetëm këmbët e Tanya-s që janë të gjata, ajo është e gjatë 2 metra.

Blerja e këpucëve ka qenë gjithmonë luftë për të, me pikat e shitjes në internet që janë opsioni i saj i vetëm.

Tanya nga Houston, Texas, ka qenë gjithmonë shumë më e gjatë dhe ka pasur këmbë shumë më të mëdha se bashkëmoshatarët e saj.

"Duke u rritur unë kam qenë gjithmonë më e gjata përreth. Prindërit e mi më dhanë një vetëvlerësim shumë të shëndetshëm duke u rritur, kështu që nuk e mendoja të qenit e gjatë si një gjë e keqe”, u shpreh ajo.

Për pjesën më të madhe të jetës së saj, Tanya kishte vetëm opsionin për të mbathur këpucë për meshkuj.

Megjithatë, gjërat kanë ndryshuar me avancimin e mediave sociale. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat