Tufa e bletëve sulmon qytetarët në panairin e librit, 32 persona të lënduar

Ndryshe

Tufa e bletëve sulmon qytetarët në panairin e librit, 32 persona të lënduar

Më: 18 nëntor 2022 Në ora: 14:56
Foto ilustrim

Një tufë bletësh kanë sulmuar popullsinë e Melos në Uruguai duke shkaktuar panik.

32 persona u plagosën dhe u kërkua trajtimi i personelit mjekësor.

Sulmi nga insektet ndaj njerëzve dhe makinave u konfirmua nga Fernando Pedrozo, zv/shefi i policisë së Cerro Largo, departamenti i të cilit është kryeqyteti Melo.“Duket e pabesueshme, por bletët na sulmuan edhe këtu, në komisariat dhe jetuam për disa orë si në rrethim”, tha ai.

Zyrtari uruguaian, në një intervistë për gazetën El Observador, saktësoi se tufa u drejtua drejt sheshit përballë komisariatit ku “po zhvillohej një panair libri, dhe ne pamë njerëz që iknin dhe duke vrapuar me dëshpërim në çdo drejtim”.

Gjithsej 32 persona, njofton gazeta, kanë marrë ndihmë mjekësore, mes të cilëve tetë fëmijë. Nga ana e tyre, ekipet e shpëtimit bënë me dije se kosherja, nga e cila nisi sulmi i parë, ndodhej në rrugët Del Pilar dhe Aparicio Saravia, shkruan Tg Com. Zjarrfikësit, të ndihmuar nga një ekip bletarësh ekspertë, tymosën një sipërfaqe prej të paktën katër blloqesh me një produkt që ndaloi veprimin e bletëve. Tani operacioni, raportoi Pedrozo, do të përsëritet edhe në dy lagje të tjera të Melo, ku është raportuar prania e tufave të tjera të insekteve.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat