Çfarë nuk shkon me këtë “patate” – torta që nxiti reagime të shumta

Ndryshe

Çfarë nuk shkon me këtë “patate” – torta që nxiti reagime të shumta

Më: 19 nëntor 2022 Në ora: 23:56
Ilustrim

Qindra njerëz kanë mbetur të shokuar nga torta ‘super realiste’ e bukëpjekëses që duket tamam si një patate – dhe ëmbëlsira prej 20 dollarësh mori më pak se një orë për t’u përgatitur.

Mamaja e dy fëmijëve, Nicole Salinas, nga Canberra, e bëri tortën për djalin e saj nëntëvjeçar.

Sidoqoftë, torta është kaq reale, sa shumë nuk janë të bindur se nuk është një patate dhe kanë kërkuar prova të mëtejshme.

Salinas, e cila zotëron biznesin e saj të dhuratave, “Crafty Raven”, e mori idenë e tortës nga djali i saj, i cili e sugjeroi për ditëlindjen e tij të nëntë.

“Ata pëlqejnë të më bëjnë një sfidë”, tha ajo për FEMAIL.

“Ai nuk e dinte se çfarë donte këtë herë, kështu që ne kërkuam një grup gjërash derisa vendosëm për pataten”.

Gruaja shpjegoi se ajo është autodidakte dhe beson se kushdo mund të bëjë këto lloj ëmbëlsirash nëse ka përbërësit e duhur dhe ‘nuk ka frikë të provojë gjëra të reja’.

Torta e saj ngjalli aq shumë reagime sa që nuk besuan se nuk ishte tortë, por një patate e vërtetë.

“Na duhet ta shohim një fotografi të tortës së prerë, si dëshmi! Duket shumë si patate për të qenë tortë”, tha një grua.

“Mendoj që të gjithëve na duhen dëshmi të ëmbëlsirës të prerë, për të besuar se është tortë”, tha një tjerër.

“Më falni zonjë, por ajo është vërtet një patate”, tha një grua tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat