​NASA: Astronautët do të jetojnë e punojnë në Hënë deri në vitin 2030

Ndryshe

​NASA: Astronautët do të jetojnë e punojnë në Hënë deri në vitin 2030

Më: 20 nëntor 2022 Në ora: 20:05
Ilustrim

Një zyrtar i Agjencisë Amerikane të Kërkimeve Hapësinore (NASA) tha se deri në vitin 2030, astronautët do të jetojnë dhe punojnë në Hënë.

Kreu i programit hënor Orion tha se misioni Artemis 1 është "hapi i parë drejt eksplorimit afatgjatë të hapësirës në thellësi", raporton Guardian.

Howard Hu, kreu i programit të anijeve kozmike hënore të agjencisë amerikane të hapësirës Orion, tha se njerëzit mund të jenë aktivë në Hënë përpara vitit 2030, me habitate për të jetuar dhe rovera për të mbështetur punën dhe lëvizjen e tyre rreth sipërfaqes së satelitit të vetëm të Tokës.

“Sigurisht, në këtë dekadë do të kemi njerëz që do të qëndrojnë në Hënë për një kohë të gjatë dhe do të kenë objekte të banueshme atje dhe rovera në tokë. Do të kemi njerëz në sipërfaqen e Hënës. Ai do të jetojë atje dhe do të bëjë shkencë”, tha Hu për BBC.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat