Gjobitet me 1500 paund, gruaja që hodhi një bisht cigare nga dritarja e makinës!

Ndryshe

Gjobitet me 1500 paund, gruaja që hodhi një bisht cigare nga dritarja e makinës!

Më: 30 dhjetor 2022 Në ora: 07:10
Foto ilustrim

Ndodhi në Angli. Një grua është gjobitur me 1,500 paund në luftën kundër të ashtuquajturit “krim i zymtë”, pasi hodhi një cigare nga dritarja e makinës së saj.

Yahoo shkruan se një person u pa duke hedhur një bisht cigare nga një Nissan që ishte në pronësi të Maurine Bateesa, në Barking & Dagenham.

Maurine Bateesa refuzoi të jepte detaje se kush drejtonte makinën në atë kohë dhe kështu u ndoq penalisht dhe u gjobit.

Ajo nuk u paraqit në Gjykatën e Barkingside, kështu që u gjobit në mungesë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat