“Ba hajde se kam frikë”/ Historia RRËQETHËSE e varrmihësit: Dëgjoja të qarën e një fëmijë, kur i afrohesha...

Ndryshe

“Ba hajde se kam frikë”/ Historia RRËQETHËSE e varrmihësit: Dëgjoja të qarën e një fëmijë, kur i afrohesha...

Më: 15 janar 2023 Në ora: 00:56
Astriti, i cili punon si varrmihës

Astriti, i cili punon si varrmihës, ka treguar një histori të çuditshme që i ka ndodhur gjatë profesionit të tij.

Ai tha se ka dëgjuar të qara fëmijësh dhe sa më shumë i afrohej zërit, aq më shumë i largohej ai.

“Po ecja poshtë, po ikja në shtëpi, ishte ora 11 e gjysmë të natës dhe kur dëgjoj të qara fëmije dhe gjithmonë tani duke menduar se vijnë qytetarët, ndalojnë makinën aty, lënë fëmijët dhe shkojnë te varret. Thërriste ky fëmija, o ba hajde se kam frikë, sa afrohesha unë, ikte pak më larg ky zëri”, tregoi varrmihësi.

Pas kësaj, Astriti rrëfeu për Euronews, se dëgjoi edhe të atij, që i thoshte fëmijës “mos ki frikë se jam këtu afër.”

Varrmihësi më pas ndezi një cigare dhe zërat nuk u dëgjuan më.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat