“Më dukej sikur dëgjoja zëra”/ Qëndroi për një vit e gjysmë e izoluar në një shpellë, 50-vjeçarja tregon sfidat e një eksperience të tillë

Ndryshe

“Më dukej sikur dëgjoja zëra”/ Qëndroi për një vit e gjysmë e izoluar në një shpellë, 50-vjeçarja tregon sfidat e një eksperience të tillë

Më: 15 prill 2023 Në ora: 08:10
Beatriz Flamini 

Një grup prej 33 minatorësh kilianë vendosën një rekord botëror në vitin 2010, kur u bllokuan nën tokë për 69 ditë, duke mbijetuar me vetëm pak racione ton.

Një rekord i tillë është thyer së fundmi nga një spanjolle 50-vjeçare e cila doli na një shpellë ku qëndroi për 500 ditë pa asnjë kontakt njerëzor.

Beatriz Flamini po merrte pjesë në një eksperiment shkencor për të studiuar ndikimin e izolimit social dhe çorientimit ekstrem të përkohshëm në perceptimin e një individi për kohën.

“Unë jam bllokuar në 21 nëntor 2021. Nuk di asgjë për botën”, tha ajo pasi doli nga shpella 70 metra nën tokë.

50-vjeçarja u tha gazetarëve se koha kishte kaluar pa e kuptuar.

“Kur erdhën të më marrin unë isha në gjumë. Thashë, uau erdhi koha, unë ende nuk e kam mbaruar librin”, rrëfeu ajo.

Flamini ka treguar se kohën e ka kaluar duke u stërvitur, duke vizatuar dhe duke thurur me shtiza.

Gjithsesi uji dhe ushqimi i ishin diçka për të cilën nuk duhej të shqetësohej sepse ishin të siguruara.

Ajo u monitorua gjatë gjithë kohës nga psikologë, studiues dhe speleologë – specialistë në studimin e shpellave – por asnjë nga ekspertët nuk kontaktoi me të.

Imazhet në stacionin spanjoll TVE treguan se ajo doli nga shpella duke buzëqeshur dhe më pas përqafoi ekipin e saj.

“Nuk kam pasur mundësi të flas me dikë për 1 vit e gjysmë, kam folur vetëm me veten time. Duhet të jeni të vetëdijshëm për ndjenjat tuaja. Nëse keni frikë, kjo është diçka e natyrshme, por mos lejoni kurrë që të hyjë paniku ose të paralizoheni. Ishte një moment kur më duhej të ndaloja së numëruari ditët”, tha ajo, duke shtuar se mendonte se kishte qenë në shpellë për rreth 160 -170 ditë.

Flamini përshkroi se ndonjëherë i krijohej ndjesia sikur dëgjonte zëra.

“Jeni gjithë kohës në heshtje dhe truri krijon edhe të tilla halucinacione”, rrëfeu ajo.

50-vjeçarja tregoi se po priste me padurim të bënte një dush dhe të hante një vakt me vezë dhe patate të skuqura me miqtë.

Para se të hynte në shpellë, Flamini iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore fizike dhe mendore.

Shpellat janë vende mjaft të sigurta, por shumë armiqësore për njeriun dhe trurin sepse nuk e sheh dritën e diellit, nuk e di se si po kalon koha, nuk ke stimulim neurologjik. Nuk është se koha kalon më shpejt apo më ngadalë, thjesht të duket gjithë kohës sikur është ora 4 e mëngjesit”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat