Nuk e tradhtoi të zotin as në vdekje, qeni gjendet pranë tij 10 javë pasi ishin zhdukur

Ndryshe

Nuk e tradhtoi të zotin as në vdekje, qeni gjendet pranë tij 10 javë pasi ishin zhdukur

Më: 17 nëntor 2023 Në ora: 11:32
Rich Moore, 71 vjeç dhe qeni i tij, Finney, i racës Jack Russell ishin nisur për të ngjitur majën “Blackheaded”

Një qen është gjetur i gjallë në krah të trupit të pajetë të të zotit 10 javë pasi kishin humbur në malet e Kolorados. Sipas asaj që shkruajnë mediat, qeni kishte mbijetuar duke ngrënë kafshë të vogla.

Rich Moore, 71 vjeç dhe qeni i tij, Finney, i racës Jack Russell ishin nisur për të ngjitur majën “Blackheaded”, por nuk u rikthyen në shtëpi.

Trupi i 71-vjeçarit u gjet 10 javë më vonë, më 30 Tetor dhe diçka është e sigurt. Qeni i kishte qëndruar pranë gjatë gjithë kësaj kohe.

Kur u gjet, Finney peshonte 2.7 kilogramë më pak. Qeni u dërgua në një veteriner dhe tashmë ndodhet me familjen e pronarit të tij të ndjerë.

Ky i fundit dyshohet se ka humbur jetën nga hipotermia. Miqtë e tij thanë se ai ishte ngjitës malesh me eksperiencë sepse kishte ecur edhe më parë në këtë vend.

Bashkëshortja e 71-vjeçarit tha se Finney ishte shumë e dhënë pas të ndjerit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat