Një burrë po shëtiste qenin në Londër dhe gjeti një foshnje brenda një çante në temperatura nën zero – kishte më pak se një orë që ishte lindur

Ndryshe

Një burrë po shëtiste qenin në Londër dhe gjeti një foshnje brenda një çante në temperatura nën zero – kishte më pak se një orë që ishte lindur

Më: 19 janar 2024 Në ora: 18:31
Ilustrim

Një vajzë e porsalindur u gjet në lindje të Londrës në Angli dhe ajo që ishte tronditëse është se u gjet brenda një çante pazari dhe mendohet të ketë qenë më pak se një orë e vjetër.

Foshnja u gjet e mbështjellë me një peshqir brenda çantës në temperatura nën zero nga një burrë i cili kishte dalë për ta shëtitur qenin.

Burri u sigurua që foshnja ishte e ngrohtë derisa mbërritën mjekët.

Policia tha se foshnja e cila tani u pagëzua me emrin Elsa tha se tani është në gjendje të mirë.

Oficerët janë “jashtëzakonisht të shqetësuar” për mirëqenien e nënës së vajzës dhe apeluan që ajo të kontaktojë me ta.

Policia u thirr në orët e vona të së enjtes kur burri gjeti të porsalindurën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat