Foshnja lind në parkingun e McDonald’s

Ndryshe

Foshnja lind në parkingun e McDonald’s

Më: 26 janar 2024 Në ora: 10:00
Çifti u ndal në parkingun e një restoranti McDonald’s dhe Daniel thirri ndihmën e shpejtë, ndërsa Beck doli në pjesën e pasme të veturës.

Një foshnjë e “paduruar për të takuar botën” lindi në parkingun e një McDonald’si në Wisconsin të ShBA-së kur prindërit e saj nuk mundën të shkonin në spital në kohë.

Analysia Beck, 25-vjeçare, tha se fillimisht mendonte se kontraktimet e saj ishin Braxton Hicks, ose lindje e rreme, kështu që ajo i injoroi dhe u përpoq të flinte, por pak çaste më vonë, uji i shpërtheu.

Beck thirri nënën e saj për t’u kujdesur për fëmijët e saj të tjerë dhe sapo mbërriti Beck dhe burri i saj, Daniel, u nisën për në spital.

“Ne ishim në makinë për rreth dy minuta kur unë thashë, ‘Daniel, duhet të ndalosh, më duket sikur jam ulur në kokën e foshnjës'”, tha Beck për TODAY.com. “Në atë moment, e dija se bebja po vinte dhe ne nuk do të shkonim në spital”.

Çifti u ndal në parkingun e një restoranti McDonald’s dhe Daniel thirri ndihmën e shpejtë, ndërsa Beck doli në pjesën e pasme të veturës.

“Unë shtyva tre herë dhe bebja doli”, tha Beck. “Mjeku mezi ia doli, por ata ishin aty për ta kapur”.

Foshnja Micah lindi me 3.5 kilogramë. Çifti tha se e kanë quajtur “Little McFlurry” për nder të vendlindjes dhe motit me borë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat