Pinguini vonon nisjen e fluturimit në Zelandën e Re

Ndryshe

Pinguini vonon nisjen e fluturimit në Zelandën e Re

Më: 26 janar 2024 Në ora: 20:14
Pinguin

Një aeroplan vonoi të niste fluturimin nga Aeroporti Ndërkombëtar Wellington i Zelandës së Re, shkaku i një rreziku që i kanosej nga një pinguin.

Zëdhënësi i aeroportit tha se fluturimi i linjës Air Cathams po përgatitej të niste kur “vizitori i vogël i pazakontë” doli në pistë.

“Piloti dhe pasagjerët pritën me durim ndërsa stafi i aeroportit Wellington vraponte për të kapur vizitorin”, thuhej në postimin e aeroportit.

Pinguini u kap i sigurt, dhe u dërgua në kopshtin zoologjik të vendit nga oficeri i kafshëve të egra Jack Howarth. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat