Një burrë u gjet “i ngrirë” në pjesën te rrotat e një aeroplani, në aeroportin Gatwick të Londrës

Ndryshe

Një burrë u gjet “i ngrirë” në pjesën te rrotat e një aeroplani, në aeroportin Gatwick të Londrës

Më: 14 shkurt 2024 Në ora: 23:34
Ilustrim

Një burrë i gjetur i vdekur në pjesën te rrotat e një aeroplani në aeroportin Gatwick të Londrës vdiq nga hipotermia.

Sipas mediave të huaja, trupi i burrit të panjohur u zbulua “i ngrirë” në pjesën e djathtë të një aeroplani që kishte mbërritur nga Banjul në Gambia.

Aeroplani mbërriti në terminalin verior të Gatwick rreth orës 3:30 të mëngjesit më 7 dhjetor 2022, dhe trupi i burrit u gjet rreth gjysmë ore më vonë.

Burri nuk kishte asnjë letërnjoftim dhe pavarësisht përpjekjeve ndërkombëtare dhe kombëtare për të zbuluar se kush ishte, përfshirë një apel publik nga Policia e Sussex, ende nuk dihet.

Sipas një raporti të policisë, piloti i aeroplanit tha se kontrolle të hollësishme u kryen përpara se të nisej nga Gambia dhe asgjë nuk dukej “e jashtëzakonshme”.

Joanne Andrews, mjeke ligjore e zonës për West Sussex, arriti në një përfundim narrativ mbi vdekjen e burrit, me prova që sugjerojnë se ai hyri në aeroplan përpara se të ngrihej në Gambia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat