Qeni i presidentit amerikan ka kafshuar agjentët e Shërbimit Sekret të paktën 24 herë

Ndryshe

Qeni i presidentit amerikan ka kafshuar agjentët e Shërbimit Sekret të paktën 24 herë

Më: 22 shkurt 2024 Në ora: 10:30
Qeni Shepherd ka shkaktuar kaos për truprojat presidenciale.

Qeni i presidentit amerikan, Joe Biden, ka kafshuar agjentët e Shërbimit Sekret Amerikan në të paktën 24 raste.

Të dhënat e Shërbimit Sekret Amerikan kanë treguar shkallën në të cilën qeni Shepherd ka shkaktuar kaos për truprojat presidenciale.

Dokumentet janë zbuluar për shkak të kërkesave për lirinë e informacionit, dhe janë postuar në internet.

Megjithatë, ato janë redaktuar për të mbrojtur identitetin e agjentëve të Shërbimit Sekret dhe fshehtësinë e taktikave të tyre të sigurisë.

Këto dokumente tregojnë të paktën 24 incidente kafshimi të cilat kanë ndodhur midis tetorit të vitit 2022 dhe korrikut të vitit 2023, ku përfshihen kafshime në kyçin e dorës, belit, gjoksit, dhe shpatullës.

Incidentet shpeshherë kanë qenë aq të rënda sa që kanë ndikuar që qeni të largohet nga Shtëpia e Bardhë. Ai u largua në tetor të vitit të kaluar, një javë pasi një agjent i Shërbimit Sekret kërkoi trajtim mjekësor për një pickim të rëndë.

Një incident tjetër i mëparshëm në qershor, ka dërguar në një “kafshim të thellë”, madje agjenti ka pasur nevojë edhe për qepje. Gjaku në dyshemenë e Shtëpisë së Bardhë bëri që turnet në krahun lindor të ndërtesës të pezulloheshin për 20 minuta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat