Australiania grabiti një furrë buke, kamera regjistroi gjithçka – ajo që bëri para aksionit, la gojë hapur të gjithë

Ndryshe

Australiania grabiti një furrë buke, kamera regjistroi gjithçka – ajo që bëri para aksionit, la gojë hapur të gjithë

Më: 22 mars 2024 Në ora: 20:16
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një skenë e pazakontë është regjistruar në qytetin australian Richmond, përballë furrës së bukës Phillippa.

Policia thotë se gruaja 44-vjeçare u filmua duke u “ngrohur” jashtë lokalit, përpara se të hynte dhe të vidhte gjëra të ndryshme.

Në video shohim një grua të paidentifikuar duke ngrohur tërësisht muskujt e saj në asfalt.

Kohë më vonë, furra e bukës ka publikuar një video në Instagram, me komentin se janë habitur se sa shumë po kujdesej për gjendjen e tij fizike, transmeton metro.co.uk.

“Janë vjedhur disa sende, duke përfshirë brioshët, të cilët me sa duket ishin shumë joshëse për këtë hajdut fleksibël”, thuhet në postim.

Gjithashtu janë vjedhur këpucët e bukëpjekësit, një iPad dhe disa produkte pastrimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat