Amerikanja humbi gjysmën e krahut për shkak të tharëses së flokëve – ajo tregon si i ka ndodhur ky aksident i tmerrshëm

Ndryshe

Amerikanja humbi gjysmën e krahut për shkak të tharëses së flokëve – ajo tregon si i ka ndodhur ky aksident i tmerrshëm

Më: 24 mars 2024 Në ora: 21:21
Mary Wilson

Mary Wilson nga Karolina e Jugut përjetoi një aksident të tmerrshëm të shkaktuar nga një tharëse flokësh. Pas kësaj mjekët i kanë amputuar krahun deri në bërryl.

Wilson para se të shkonte të flinte po i tharte flokët në shtëpinë e saj në James Island, kur papritmas humbi vetëdijen teksa mbante pajisjen.

Ajo ra në dysheme dhe u ul në tharëse flokësh, por pajisja ishte ende në punë me fuqi të lartë dhe i dogji dorën, duke i shkaktuar djegie të shkallës së tretë, shkruan foxnews.

Wilson tha se ajo ishte pa ndjenja në dysheme për rreth 20 minuta para se partneri i saj ta gjente.

Më tha “shikoje dorën tënde”. “Unë shikoja dorën time. As që e dalloja”, shtoi ajo.

Wilson u dërgua me urgjencë në spital ku mjekët thanë se lëndimet e saj ishin aq të rënda – për shkak të dëmtimit të rëndë nervor të shkaktuar nga nxehtësia e tharëses së flokëve – sa që dora dhe kyçi i saj duhej të amputoheshin.

“Djegjet në dorën time ishin djegie të shkallës së tretë, ato ishin deri në eshtra”, tha Wilson.

Ajo tha se tharësja nuk kishte një mbyllje automatike si mjetet e tjera të nxehta të flokëve dhe se një mekanizëm i tillë sigurie mund t’i ketë shpëtuar dorën.

“Ju e shihni atë sikur një hekur për rrafshimin e kaçurrelve – ata kanë këtë pllakë qeramike që, kur arrin në një temperaturë të caktuar, fiket. Nëse do të ishte, atëherë ndoshta lëndimet e mia nuk do të ishin aq të mëdha”, shtoi ajo.

Nuk është e qartë se pse ajo humbi vetëdijen. Wilson thotë se ajo duhej të linte punën si kujdestare qensh dhe nuk është e sigurt nëse do të jetë në gjendje të kthehet në atë rol në të ardhmen.

“Më mungon absolutisht, më mungojnë qentë, më mungojnë klientët”, tha Wilson.

“Unë do të vazhdoj ta jetoj jetën time në maksimum. Është vetëm një dorë. Çfarë është kjo, 10 për qind e trupit tim? Humbja e një krahu mund të jetë diçka që ndryshon atë që jam, por nuk do të thotë se më përcakton për gjithçka”, tha Wilson.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat