Vdes njeriu më i vjetër në botë dy muaj para ditëlindjes së 115-të

Ndryshe

Vdes njeriu më i vjetër në botë dy muaj para ditëlindjes së 115-të

Më: 3 prill 2024 Në ora: 11:14
Juan Vicente Perez Mora

Burri më i vjetër në botë ka vdekur dy muaj para ditëlindjes së tij të 115-të.

Venezueliani Juan Vicente Perez Mora la pas 11 fëmijë, 41 nipër e mbesa, 18 stërnipër dhe 12 stër-stërnipër.

Ish-fermeri u bë njeriu më i vjetër në atdheun e tij në vitin 2020 dhe zyrtarisht u bë njeriu më i vjetër në maj 2022, kur u njoh nga Libri i Rekordeve Guinness.

Vdekja e tij u konfirmua nga Freddy Bernal, guvernatori i shtetit të Tachira në Venezuelë ku edhe vdiq.

“Ai do të jetë gjithmonë një simbol i mirësisë, mençurisë dhe gëzimit, prandaj trashëgimia e tij do të jetojë përgjithmonë në zemrat tona dhe në jetën tonë”.

Presidenti i Venezuelës Nicolas Maduro tha se “Juan Vicente Perez Mora ka kaluar në përjetësi në moshën 114-vjeçare.

Nga qyteti El Cobre ai i dha Venezuelës Rekordin Guinness si njeriu më i vjetër në botë."

Juan Vicente njihej me dashuri si Tio Juan që në anglisht i bie “Uncle Juan” (Daja Juan).

Vicente lindi në vitin 1909 dhe do të festonte 115 vjetorin e tij më 27 maj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat