Një asteroid sonte shumë pranë Tokës, ja cili shtet do ta shohë më afër

Ndryshe

Një asteroid sonte shumë pranë Tokës, ja cili shtet do ta shohë më afër

Më: 11 prill 2024 Në ora: 22:59
Ilustrim

Një asteroid sonte shumë pranë Tokës, ja cili shtet do ta shohë më afër.

Një asteroid do të kalojë sonte shumë pranë planetit tonë. Rruga që ai do të përshkruajë është shumë afër Tokës, por, sipas shkencëtarëve, nuk ka asnjë rrezik përplasjeje.

Sipas agjencisë së hapësirës ESA, asteroidi “2024 GJ2” është rreth 3 metra në madhësi sa një makinë dhe u zbulua të martën më 9 prill nga teleskopi Pan-STARRS 2 në Hawaii, SHBA.

Ai do të kalojë në një afërsi prej 12,320 km nga sipërfaqja e Tokës, më 11 prill në orën 18:31 UTC (20:31 CEST) mbi Australi, duke udhëtuar me 14.4 km/s. Distanca është vetëm 3% e largësisë mes Tokës dhe Hënës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat