Vari pikturat personale pranë atyre të Picasos: Dëshironte të bënte ëndrrën realitet, por tani do ta paguajë ‘shtrenjtë’

Ndryshe

Vari pikturat personale pranë atyre të Picasos: Dëshironte të bënte ëndrrën realitet, por tani do ta paguajë ‘shtrenjtë’

Më: 12 prill 2024 Në ora: 10:36
Foto ilustrim

Historia vjen nga qyteti gjerman, Munich, konkretisht Muzeu i Artit Pinakothek, ku një nga punëtorët bëri diçka të pabesueshme.

Pa kërkuar lejen e askujt, ai vari fotot personale pranë kryeveprave të Pablo Picasso-s dhe Franz Marco-s! Burri i paidentifikuari punonte në departamentin teknik dhe kishte qasje në të gjitha dhomat jashtë orarit të punës.

Ai e përdori këtë privilegj për të shpuar vrima në mur dhe për të varur veprat e tij pranë piktorëve të njohur nga e gjithë bota, raporton odditycentral.

Mbetet e paqartë se sa kohë kanë qenë të ekspozuara, ndërsa për motivin – besohet se 51-vjeçari ka dashur momentin e lavdisë.Ai e cilëson veten si “artist i lirë”, ndërsa tashmë do të jetë përgjegjës për dëmin material, pra vrimën në mur.

Dënimi me shumë gjasa nuk do të jetë shumë i rëndë, por thuhet se ai tashmë ka humbur punën në muze – dhe i është ndaluar hyrja.

Policia gjermane është ende duke hetuar ngjarjen dhe detajet rreth fotove të varura nuk janë bërë të ditura.

Ky muze është i famshëm për veprat e Pablo Picasso, Franz Marc dhe Oskar Schlemmer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat