Një grua e ka çuar një 68-vjeçar në karrocë me rrota në një bankë duke u përpjekur që ta detyronte të nënshkruante për një kredi. Por, burri kishte qenë i vdekur prej disa orësh.
Erika Vieira Nunes e futi kufomën në bankë të martën dhe i tha zyrtares së bankës aty se burri donte të merrte kredi 3,250 dollarë.
Zyrtarja mori stilolapsin për t’ia ofruar burrit, por nuk mori reagim nga ai.
“Xhaxha a po dëgjon? Duhet të nënshkruash”, dëgjohet zyrtarja në kamerat e sigurisë.
Gruaja më pas e arsyeton se burri nuk përgjigjet asnjëherë dhe se është vetë mënyra e tij e sjelljes.
Zyrtarja e bankës dyshon kur burrit i lëshohet koka vazhdimisht dhe telefonon policinë që më pas e arreston gruan. Kufoma u dërgua në morg.