Një video e një shtëpie të pazakontë, jashtëzakonisht të ngushtë në Francë është bërë virale në TikTok dhe është e vështirë të dallosh nëse është më e çuditshme nga jashtë apo nga brenda. Shumë pyesnin veten se si ishte e mundur që diçka të futej në një shtëpi si kjo dhe pretenduan se ishte një shaka.
Por opinionet e tyre ndryshuan shpejt pasi panë se si dukej shtëpia nga brenda.Shtëpia është rreth shtatë metra e lartë, 15 metra e gjatë dhe vetëm 1.3 metra e gjerë.
Është ndërtuar nga artisti Ervin Wurm dhe është hapur për publikun për herë të parë më 24 qershor të vitit 2022.
Është e qartë se shtëpia është e vogël, por ata që pajtohen me trendin gjithnjë e më popullor të jetesës në hapësira të vogla thonë se në përgjithësi ka gjithçka që ju nevojitet.
Shumë u habitën pasi panë ambientet e brendshme, por disave, siç thonë ata, nuk u pëlqen mënyra se si duket shtëpia nga jashtë.