Kulla Eiffel në Paris është një nga monumentet më të fotografuara në botë.
Megjithatë, në të vërtetë është paligjshme të bësh fotografi të Kullës Eiffel gjatë natës.
Edhe shkrepja e një selfie me kullën e ndriçuar në sfond është teknikisht shkelje e ligjit, shkruan Metro, përcjell Klankosova.tv
Kjo për shkak se ndriçimi është klasifikuar zyrtarisht si një vepër arti dhe për shkak të Ligjit Evropian për të Drejtën e Autorit mbetet nën domenin e të ndjerit Pierre Bideau, inxhinierit që projektoi sistemin aktual, i cili u instalua në 1985.
E drejta e autorit zgjat 70 vjet pas vdekjes së një personi, dhe pasi Bideau vdiq vetëm në vitin 2021.
Sipas La Société d’Exploitation de la Tour Eiffel (SETE), kompania operuese e ndërtesës, kushdo që dëshiron të publikojë një foto të kullës gjatë natës duhet të kërkojë leje, të paguajë për të drejtat dhe më pas t’i kreditojë artistin siç duhet. Përndryshe, ekziston rreziku i gjobave.
Ligji, megjithatë, ka për qëllim kryesisht përdorim komercial, kështu që nuk ka gjasa që të keni telashe për të bërë fotografi për përdorim personal, shkruan britanikja.