Një burrë nga Uashingtoni i ShBA-së ndaloi për të blerë një biletë lotarie rrugës për në punë dhe fitoi 50 mijë dollarë – çmimin e tij të dytë të madh.
Shoferi profesionist, i identifikuar vetëm si H.B., u tha zyrtarëve të Lotarisë së Maryland-it se ishte rrugës për të marrë një pasagjer në Baltimore, kur ndaloi në dyqanin 7-Eleven në Bulevardin North Point dhe bleu një biletë gërvishtëse Money Drop.
Ai shtoi se ishte i tronditur kur gërvishti simbolin për çmimin kryesor prej 50 mijë dollarësh.
“Në fillim nuk e besova. Dhe thashë: “Më lejoni ta shikoj përsëri”, tha H.B.
Çmimi nuk është “furça” e parë e lojtarit me fatin e lotarisë.
“Unë fitova 20 mijë dollarë në një biletë tjetër gërvishtëse më parë në Virxhinia”.
Këto para, fituesi tha se do t’i përdorë për të paguar borxhet dhe për të blerë një veturë të re!