​Majmunët bien nga pemët si mollë në mesin e të nxehtit në Meksikë

Ndryshe

​Majmunët bien nga pemët si mollë në mesin e të nxehtit në Meksikë

Më: 22 maj 2024 Në ora: 21:33
​Majmunët

Të paktën 83 nga primatët e përmasave të mesme, të cilët njihen për thirrjet e tyre të zhurmshme vokale, u gjetën të ngordhur në shtetin Tabasko në bregdetin e Gjirit. Të tjerët u shpëtuan nga banorët, duke përfshirë pesë që u dërguan me urgjencë te një veteriner lokal, i cili luftoi për t'i shpëtuar.

“Ata mbërritën në gjendje kritike, me dehidrim dhe ethe. Ishin të çalë si lecka. Ishte goditje e nxehtësisë,” tha mjeku Sergio Valenzuela.

Ndërsa vala brutale e të nxehtit në Meksikë është lidhur me vdekjen e të paktën 26 personave qe nga marsi, veterinerët dhe shpëtimtarët thonë se ajo ka vrarë ndoshta qindra majmunë ulëritës.

Në qytetin Tecolutilla, Tabasco, majmunët e ngordhur filluan të shfaqen të premten, kur një skuadër vullnetare lokale e zjarrfikësve dhe shpëtimit u shfaq me pesë nga krijesat në shtratin e kamionit.

Biologu i kafshëve të egra Gilberto Pozo numëroi rreth 83 prej kafshëve të ngordhura nën pemë. Ngordhja e tyre filloi rreth datës 5 maj dhe arriti kulmin e saj gjatë fundjavës.

"Ata po binin nga pemët si mollë. Ata ishin në një gjendje dehidrimi të rëndë dhe vdiqën brenda pak minutash," tha Pozo.

Pozo ia atribuon vdekjet faktorëve sikurse janë nxehtësia e lartë, thatësia, zjarret në pyje dhe prerjet e drurëve. Deri më 9 maj, të paktën nëntë qytete në Meksikë kishin vendosur rekorde të temperaturës, me Ciudad Victoria, në shtetin kufitar të Tamaulipas, duke arritur temperaturën 47 gradë Celsius.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat