Pse shqiptarët sa herë kanë pranuar të tërheqin kufijtë me fqinjët kanë humbur territor?

Opinione

Pse shqiptarët sa herë kanë pranuar të tërheqin kufijtë me fqinjët kanë humbur territor?

Nga: Adem Bytyçi Më: 24 nëntor 2021 Në ora: 17:28
Autori

Shpjegimet janë të shumta, të ndryshme dhe vërtetë nuk përkojnë me realitetin dhe për më tepër janë të karakterit historik, politikë dhe jo objektiv!

Shkaku kryesor dhe i vetmi në mesin e shumë shkaqeve dhe rrethanave tjera ka qenë mos uniteti i forcave politike të kohës mendoj unë, si dhe lufta megalomane e disa figurave politike shqiptare që në bashkëpunim me forcat e errëta anti shqiptare të shteteve fqinjë të vinin në pushtet në Shqipëri, jo për ta qeverisur vendin, por për ta sunduar për interesa të tyre anti kombëtare!

Për fatin tonë tragjik, edhe në kohen kur rrjedhat historike në Evropë, kanë ndryshuar në favor të çështjes së drejtë kombëtare shqiptare, faktori politikë shqiptar në Kosovë dhe Shqipëri jo vetëm që nuk është i bashkuar, por akoma vuan nga sindromi i përçarjes dhe ambicieve që ta mbajnë pushtetin me çdo kusht edhe duke bashkëpunuar me forcat e errëta anti shqiptare të shteteve fqinjë !

Për ta sunduar vendin, establishmentet politikë aktuale në Kosovë dhe Shqipëri, kanë iniciuar marrëveshje politike me establishmentin politik të Serbisë për copëtimin e territoreve shqiptare më konkretisht për copëtimin e territorit të shtetit të Kosovës për llogari të shtetit serb, me arsyetimin kinse duke përmbush kërkesat hegjemoniste serbe, Serbia, do të pranon shtetësinë e Kosovës!?...

Nëse faktori politikë shqiptar, nuk është unik dhe akoma vazhdon të jetoi dhe veproi në terrin e reminishencave historike serbe anti shqiptare ,vërtetë Kosovës seriozisht i kërcënohet copëtimi.

Pas një akti të tillë tradhtie, Bashkësia ndërkombëtare do të mund të thoshte se pjesa tjetër e Kosovës mund t'i bashkohet Shqipërisë sepse historikisht Shqiptarët e kanë synuar bashkimin kombëtar edhe pse edhe dy Kosova tjera do të mbeteshin nën juridoksionin e shteteve fqinjë...

Po të ndodhte një veprim i tillë do të shënonte epokën më të kobshme sa u përket interesave imediate kombëtare shqiptare, prandaj kërkohet me çdo kusht që Qeveritë aktuale të të dyja vendeve Kosovës dhe Shqipërisë ,që të jenë në nivelin e emisionit të tyre historik për të mbrojtur interesat imediate kombëtare shqiptare kundër hegjemonizmit dhe shovinizmit serb, i cili historikisht dhe pa drejtësisht ka anëksuar teritorët shqiptare me gjenocid dhe terror shtetëror, duke i deportuar me dhunë nga tokat e tyre shqiptarët për në Turqi dhe vendet tjera ...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat