Gratë, balldeskat, Lushtakët e PDK-së në “Ibër- Lepenc”

Opinione

Gratë, balldeskat, Lushtakët e PDK-së në “Ibër- Lepenc”

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 24 nëntor 2021 Në ora: 19:53
PDK

Si çdo ndërmarrje publike, që nga paslufta në vend se të funskionalizohet dhe të jetë aset i rëndësishëm për shtetin, ka ndodhur degradimi, rrënimi i tyre. Rast enkalant ka të bëj me NH “Ibër-Lepenc”.

Kjo ndërmarrje si Sh. A. me seli në Prishtinë është ndërmarrje shumëfunksionale e cila furnizon industrinë, ujësjellësit dhe bujqësinë me ujë të papërpunuar si dhe prodhon energji elektrike nga Hidrocentrali i Ujmanit. Është themeluar me Vendimin e Kuvendit të Kosovës me 28 Shkurt 1967, me seli në Prishtinë. Ndërkaq kjo Ndërmarrje që nga pas lufta është transformuar në Ndërmarrje Publike N.H., “Ibër-Lepenc” nga UNMIK-u.

Pas Korporatizimit të Ndërmarrjes, më 01/01/2008, Ndërmarrja është shndërruar në Ndërmarrje Hidro-Ekonomike “Ibër-Lepenc” Sh. a.Tani kjo ndërmarrje si  Shoqëri Aksionare në pronësi 100% të Qeverisë së Kosovës. Duke qenë kështu, aty tanimë është mbushur me njerëz të politikës. Jo më kot qeveria Kurti kishte marr vendim për shkarkimin e Bordit të Ndërmarrjes “Ibër-Lepenci”, gjatë qeverisë Kurti 1 me propozim të ministres në detyrë të Ekonomisë, Rozeta Hajdari.

Ndërë arsyet përmenden mungesë transparente, nepotizëm, shpërdorim të parasë publike etj. Në atë ndërmarrje publike kanë qenë njerëz të PDK ata që janë kollur duke nisur nga Hajdar Beqa, i cili fillimisht kishte punësuar gruan e tij, pastaj të Ademit dhe balldeskën e Kadri Veselit; pastaj djali i vëllait të Sami Lushtakut, gruaja e Adem “Prontos”, Kumrije Grabovci shefe prokurimit, Blerta Jakupi-motra e Leonora Jakupit me direktiva të Sami Lushtakut. Pastaj aty është Bujar Cakolli keshilltar i ndërmarrjes dhe kryetar i Rinisë së PDK në Prishtinë etj.

Gjithashtu edhe qeveria Mustafa, nuk kishte mbetur keq pa bërë emërime të njerëzve të vet. Në vitin 2015, kur Isa ishte kryeministër, në “Ibër-Lepenc” Qeveria e Kosovës ishte rehatuar jo pak njerëz nëpër borde të pavarura. Kryesisht pjesa më e madhe e emrave që janë vendosur nëpër borde janë familjar të kabinetit të Isa Mustafës dhe bashkëpunëtor të tij në LDK. Anëtarët e këtij bordi ishte emërua  Albiona Maloka motra e Vlora Dumoshit, shefes së stafit të kryeministrit Mustafa; po ashtu për anëtarë në bordi emëroi edhe kushëririn e vet, Imer Hamitin, që është nga fshati i tij i lindjes, por me mbiemër tjetër. Edhe Drita Konxheli ishte shpërblyer që ishte bërë pjesë e LDK-së më 2014, pak para zgjedhjeve nacionale.

Konxheli është emëruar anëtare e Bordit të Ndërmarrjes Publike Operatori I Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT). Dhe shumë e shumë të tjera. Tanimë, në këtë ndërmarrje ka mbi 150 njerëz tepricë, me nga katër apo pesë përsona në një zyre. Njerëz të fuqishëm të Lushtakëve, dhe në përgjithësi të PDK e kanë shkatërruar këtë ndërmarrje, shto këtu edhe punësimet e LDK.

Qeveria me urgjencë të nderhyjë në këtë ndërmarrje, e cila me ketë gjendje që po vazhdon do të fundoset edhe me shumë. Vendimet e jashtë ligjshme që kanë marr më herët, duke laguar njerëz pa të drejtë, të cilët gjykata po i kthen në punë, s’kanë vend ku t’i kthejnë, shto këtu edhe koston e madhe krejt në llogari të qytetarëve të vendit.

Punësimet vend e pa vend, nevojë e pa nevojë, vetëm sa për të marr një pagë të përfundojnë një herë e përgjithmonë. Kurti është zotuar se këtë do e bëjë, i ka të gjitha mekanzimat për të ndërhyrë sa më parë. Nuk mjafton vetëm ndërrimi i bordeve derisa gjendja mbetet e njejtë, ndryshimi të ndodh një orë e më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat