Bashkimi kombëtar nuk bëhet me fjalë!

Opinione

Bashkimi kombëtar nuk bëhet me fjalë!

Faton Mehmeti, Bota sot Nga Faton Mehmeti, Bota sot Më 27 nëntor 2021 Në ora: 14:11
Edi Rama dhe Albin Kurti

Mbledhja e përbashkët e qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës kësaj radhe në Elbasan, ashtu siç pritej solli disa gjëra që ia vlen të theksohet edhe thuhet pavarësisht se: Lehtësimi i procedurës për marrjen e leje-qëndrimit, rregullimi i regjimit të trafikut lokal të kufirit, hapja e pikës së përbashkët të kalimit kufitar mes Kukësit dhe Dragashit, lehtësira në procedura doganore dhe kontroll të mallrave, kalendari i përbashkët kulturor vjetor mes Kosovës dhe Shqipërisë, njohja e diplomave, janë disa nga 13 marrëveshjet e nënshkruara.

Këta njerëz që flasin për bashkim kombëtar (Edi Rama e theksoi më së shumti, derisa edhe Kurti e përmendi po i njëjti nuk ka deri tani asnjë aferë korruptive) në të dy anët e kufirit, a nuk janë vallë të njëjtit që kanë katandisur këtë shoqëri në buzë të greminës, kanë rrjepur e po rrjepin këtë popull që 30, respektivisht 21 vjet. A nuk janë këta njerëz që janë milionerë e bosa të drogës e krimit të organizuar???...si mund të flasin për bashkim matrapazët e hajnat, edhe patriot edhe hajn nuk mund të jesh.

Me mbi 65 % të qytetarëve që rënkojnë nga varfëria rezultat i keqqeverisjes, kjo është vështirë të kapërdihet. Edi Rama, njeriu që foli me pompozitet e populizëm për bashkim, popullin shqiptar e ka shndërruar në popull të rrugëve të botës, çdo ditë shqiptarët në të dy anët e kufirit gjejnë çdo mundësi të kërkojnë azil në vendet e botës pasi jeta është bërë e pajetueshme në Shqipëri e Kosovë.

Bashkimi kombëtar bëhet me njerëz të ndershme e me vyrtyte të larta kombëtare e njerëzore. Kosova importon nga Serbia çdo ditë 1 milion euro, ndërsa nga Shqipëria as 300 mijë euro e kështu ndodh edhe me Shqipërinë, derisa populizmi në këto mbledhje jepet me vrull për të mbuluar dështimet e njëra tjetrës, realiteti është krejt ndryshe. Fatkeqësisht jemi dy shtete të të papunëve, skamjes dhe oligarkëve, shtete të cilat nuk gëzojmë respekt askund. Shqiptarët, bosët kryesorë të drogës në Ballkan, të lidhur direkt me politikën, vrasës në Kuvend, përdhunues e “dilingjinj”.

Jemi katandisur si mos më keq si komb, fatkqësisht çdo ditë po tkurremi si me territory, si me dinjitet. Bashkimi nuk bëhet me llafe, me punë dhe vizion të qartë. Me njerëz si Edi Rama nuk bëhet bashkimi derisa punon kundër Kosovës me "Open Ballkanin" e tij dhe të Vuçiqit. Kjo mbledhje e shtatë me radhë, e para për Kurtin si kryeministër, shpresoj se s’do prodhojë vetëm folklorizëm dhe patetizëm, por produkt konkret për të cilin kemi nevojë si komb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat