SHBA, BE dhe QUINT-i mos ta favorizojnë Serbinë kriminale dhe ta kushtëzojnë Kosovën viktimë

Opinione

SHBA, BE dhe QUINT-i mos ta favorizojnë Serbinë kriminale dhe ta kushtëzojnë Kosovën viktimë

Nga: Rexhep Torte Më: 18 janar 2022 Në ora: 17:13
Rexhep Torte

Shtetet ruajtëse të paqes, lirisë dhe demokracisë në botë, duhet prerazi t’i thonë Serbisë kriminale stop provokimeve dhe kërcënimeve ndaj Kosovës, stop lobimeve kundër anëtarësimit të Kosovës në orgnizatat ndërkombetare, ndryshe Serbia kriminale do të ballafaqohet me sanksione të ashpra.

Shtetet ruajtëse të paqes, lirisë dhe demokracisë në botë, nuk duhet që në dialogun Kosovë-Serbi të vendosen në një rrafsh Serbia agresore kriminale dhe Kosova viktimë.

Nuk duhej lejuar që BE-ja në 11 vitet e kaluara në dialogun Kosovë-Serbi ta favorizojë Serbinë kriminale nëpërmjet Catherin Eshton, Frederika Mogherini, Johanes Hahn, si edhe aktualisht nëpërmjet proserbëve Joseph Borell dhe Miroslav Lajçak, të cilët detyrimisht duhet të zëvendësohen me dy emisarë më të moralshëm dhe më korrektë.

Nuk duhej lejuar Donald Trumpi- ish presidenti i SHBA-ve, John Bolton, Matheë Palmerdhe Richard Grenell, që në bashkëpunim me kriminelin Aleksandër Vuçiq, dhe me tradhtarët Hashim Thaçi, Isa Mustafa, Edi Rama dhe me Vlora Çitakun- ish ambasadoren e Kosovës në SHBA, ta hartojnë planin për ndarjen e Kosovës në favor të Serbisë kriminale, që fatmirësisht nuk u realizua.

Do të ishte demokratike, korrekte, e drejtë dhe njerëzore, sikur SHBA-të, BE-ja dhe shtetet e QUINT-it të këmbëngulnin, ta kritikonin dhe të mos lejonin që Serbia kriminale të mos tentonte ta organizojë referendumin kushtetues në Kosovën tashmë shtet i pavarur e sovran.

SHBA-të, BE-ja dhe shtetet e QUINT-it pëkundër kushtetutave të tyre dhe paraktikave e përvojave ndërkombëtare, që nuk e lejojnë mbajtjen e referendumeve të shteteve të huaja në shtetet e tyre, bënë gabim anti demokratik, duke kërkuar nga Kosova që ta lejojë mbajtjen e Referendumit kushtetues të Serbisë kriminale edhe në Kosovë, të vetëdijshme se me këtë do të cënohej sovraniteti dhe integriteti territorial i Kosovës.

SHBA-të me letrën që diplomati Gabriel Escobar ia dërgoi Albin Kurtit, kryeministrit të Kosovës, kërkonte që Kosova ta lejojë mbajtjen e Referendumit kushtetues të Serbisë edhe në Kosovë.

BE-ja nëpërmjet Joseph Borell-it, shefit për politikë të Jashtme të BE-së, në të njejtën kohë kërkoi që Kosova ta lejojë mbajtjen e Referendumit kushtetues të Serbisë edhe në Kosovë.

Shtetet e QUINT-it gjithashtu kërkuan që Referendumi kushtetues i Serbisë të mbahet edhe në Kosovë.

Ky qëndrim i SHBA-ve, i BE-së dhe i shteteve të QUINT-it lidhur me mbajtjen e Referendumit kushtetues të Serbisë në Kosovë, dëshmon qartë se SHBA-të, BE-ja dhe shtetet e QUINT-it, janë duke e favorizuar Seërbinë kriminale në dëm të Kosovës viktimë.

Serbia dhe serbët po të jetojnë edhe një mijë vite, dashurinë me Rusinë nuk do ta tradhtojnë kurrën e kurrës. Këtë nuk e lëviz as topi.

Kosova dhe tërë shqiptarët po të jetojnë edhe një mijë vite, besnikërinë ndaj SHBAve, BE-së dhe shteteve të QUINT-it nuk do ta tradhtojnë kurrën e kurrës. Këtë nuk e lëviz as topi.

SHBA-të BE-ja dhe shtetet e QUINTI-t, përkundër tërë krimeve që Serbia kriminale i kreu në Kosovë në agresionin gjenocidal të vitetve 1998/99, ndaj Serbisë kriminale po i mbyllin sytë, ndërsa pa të drejtë kërkojnë nga Kosova viktimë lëshime dhe kompromise të papranueshme.

O SHBA, BE dhe ju shtete të QUINT-it, 16 janari 2022, kur ju kërkonit me pa të drejtë që Referendumi kushtetues i Serbisë kriminale të mbahet edhe në Kosovë, përkoi me 23 vjetorin e Masakrës së Reçakut, ku më 15 janar 1999, ushtarët, paramilitarët dhe policët e serbisë kriminale vranë dhe masakruan në mënyrën më makabëre 45 shqiptarë autoktonë, të pafajshëm dhe të paarmatosur.

Qëllimi i kësaj masakre ishte që shqiptarët autoktonë të tmerrohen, të frikësohen dhe të largohen nga Kosova, që Kosova të zbrazet dhe të okupohet nga Serbia kriminale.

Masakra e Reçakut, të cilën sot e kësaj dite nuk e po pranon Serbia kriminale, asokohe u konfirmua në vend të ngjatjes nga Ëilijan Ëalker, ambasadori i OSBE në Kosovë, gjë që rezultoi me fillimin e bombardimeve 78 ditore të NATO-s ndaj caqeve të Serbisë në Kosovë dhe në Serbi, pas së cilës Serbia kriminale u dorëzua, u tërhoq nga Kosova, dhe Kosova u çlirua dhe u shpal shtet i pavarur e sovran.

Serbia kriminale në Kosovë gjatë agresionit gjenocidal në vitet 1998/99 kreu 400 masakra të këtilla duke vrarë e masakruar më shumë se 13 mijë shqiptarë autoktonë të të gjitha moshave e gjinive, në mesin e tyre edhe fëmijë duke pi qumësht në gjoksin e nënës.

Dhunoi në mënyrën më shtazarake 20 mijë femra autoktone shqiptare.

Rrëmbeu nga shtëpitëe shqiptare në Kosovë 1643 shqiptarë autoktonë e të pafajshëm, fati i të cilëve ende nuk është zbardhur.

Serbia kriminale e bëri shkumb e hi Kosovën dhe detyroi më shumë se 1 milion shqiptarë autoktonë të marrin rrugën e eksodit.

Të gjitha këto masakra janë të inçizuara dhe të filmuara nga kosovari Esat Shala dhe shokët e tij, të cilët i kanë 2000 kaseta dhe CD të këtyre masakrave.

O SHBA, BE dhe ju shtete të QUINT-it, përkundër mijëra fakteve të këtij agresioni gjenocidal të Serbisë kriminale në Kosovë, nuk ju dëgjuam asnjëherë në 23 vitet e kaluara, që ta detyroni Serbinë kriminale që t’i pranojë këto krime të kryera në Kosovë.

Nuk ju dëgjuam asnjëherë në 23 vitet e kaluara, që ta detyroni Serbinë kriminale që kryerësit e këtyree krimeve t’i nxjerr para drejtësisë par ta marrë dënimin e merituar.

Nuk ju dëgjuam asnjëherë në 23 vitet e kaluara, që të kërkoni me ngulm të arrestohen dhe të vendosen prapa grilave në Gjykatën Speciale në Hagë, krimineli Aleksandër Vuçiq, presidenti aktual i Serbisë dhe Ivica Daçiqi, kryeparlamentari aktual i Serbisë, të cilët ishin bashkëpunëtorë të kriminelir Sllobodan Millosheviq, dhe i dinë në hollësi planet dhe skenaret ogurzeza të këtij gjenocidi ndaj shqiptarevë në Kosovë.

Kriminelët Aleksandër Vuçiq dhe Ivica Daçiq, e dinë vendodhejn e varrezave masive në Serbi ku janë varrosur mijëra e mijëra shqiptarë të vrarë e të masakruar në Kosovë, e të transportuar e varrosur në serbi, për t’i fshehur Serbia gjurmët e krimeve.

Kriminelët Aleksandër Vuçiq dhe Ivica Daçiq, i dinë hekuranat në Serbi ku janë djegur mizorisht mijëra e mijëra shqiptarë autoktonë të vrarë e të masakruar në Kosova e të transportuar në Serbi, për t’i fshehur Serbia gjurmët e krimeve.

O SHBA, BE dhe ju shtete të QUINT-it, nuk ju dëgjaum asnjëherë ta kritikoni Serbinë kriminale, e cila viteve të fundit po ndërton koloni serbe në veri të Kosovës, ku në banesa të reja e të mobiluara vendosen serbë të cilët asnjëherë më parë nu kanë jetuar në Kosovë.

Nuk ju dëgjuam asnjëherë që ta kritikoni Serbinë kriminale për strukturat paralele serbe që i ka themeluar në Kosovë, e që po i shfrytëzon kur të dojë për të shkaktuar çrregullime në Kosovë.

Nu ju dëgjuam asnjëherë ta kritikoni Serbinë kriminale për bandat kriminale serbe për kontrabandën dhe krimin e organizuar në veri të Kosovës.

Nuk ju dëgjuam asnjëherë që ta kritikoni Serbinë kriminale që nëpërmjet këtyre strukturave dhe grupeve kriminale kryen bllokimin e vendkalimeve kufitare në Jarinjë e Merdare.

Por ju gjithmonë në shënjestër të kritikave dhe kërkesave e keni Kosovën viktimë, e cila duke e angazhuar edhe policinë e Kosovës po mundohet t’i çrrënjosën këto grupe kriminale serbe në veri të Kosovës.

O SHBA, BE dhe ju shtete të QUINT-it, po ju infromojmë se Serbia kriminale tashmë 20 vite po vuan nga nataliteti i ulët, dhe se për ta përmirësuar natalitetin Serbia kriminale ka blerë me qindra femra shqiptare nga Shqipëria duke paguar nga 2-3 mijë euro për çdo femër shqiptare për burrat serbë, dhe tashmë nga këto martesa të përziera kanë janë lindur qindra foshnje surogate.

Serbia kriminale këto martesa me vajza nga Shqipëria i bën për ta përmirësuar natalitetin e ulët.

Serbia kriminale pa hungarezët e Vojvodinës, pa shqiptarët e Sanxhakut, pa shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe pa romët, mbetën me një grusht të vogël serbësh, origjina dhe identiteti i të cilëve mund të kërkohet vetëm në Karpatet dhe në Rusi.

Në Ballkan jetojnë më shumë se 6 milionë shqiptarë autoktonë, që po t’ua shtojmë edhe 6 milionë shqiptarë aqë sa janë bërë pas shpërnguljes me forcë në ish Jugosllavi të shqiptarëve për në Turqi, do të thotë se, po qe se Serbia kriminale e shkrep edhe një plumb të vetëm kundër Kosovës, ky do të jetë fundi i Serbisë kriminale.

Shqiptarët nuk i frikësohen aspak Serbisë kriminale, sepse janë të gatshëm të hakmerren për të gjitha gjnocidet që Serbia kriminale i ka kryer ndaj shqiptarëve autoktonë.

Në të gjitha gërmimet arkeologjike në Kosovë gjenden vetëm relikte Dardane-Ilire, pasardhës të të cilëve janë vetëm shqiptarët.

Shqiptarët janë kombi më autokton në Ballkan me identitet, gjuhë, kulturë dhe tradita kombëtare të pakontestueshme nga askush.

O SHBA, BE dhe ju shtete të QUINT-it, ky është realiteti, ndaj mos lejoni tu mashtrojë Serbia kriminale, dhe krimineli Aleksandër Vuçiq, sepse Serbia kriminale mendjen dhe zemrën e ka te Rusia, dhe aspak te SHBA-të, BE-ja dhe te ju shtetet e QUINT-it.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat