Çka duhet të kenë parasysh kritikuesit e kryeministrit Kurti?

Opinione

Çka duhet të kenë parasysh kritikuesit e kryeministrit Kurti?

Nga: Adem Bytyçi Më: 23 janar 2022 Në ora: 13:46
Adem Bytyçi

Ata që mendojnë se,Albin Kurti, mund t'i eliminoi të gjitha të këqijat, të cilat mbi 20 vite janë grumbullur në Kosovë, nga qeverisjet e papërgjegjshme e të gjitha qeverive para rëndëse, jo vetëm që nuk kanë të drejtë, por realitetin nuk kanë mundësi për ta parë ashtu siç është apo duan edhe qëllimisht për ta shtrembëruar.

Albin Kurti, shumë vonë erdhi në krye të ekzekutivit, pasi që shumë procese kishin rrëshqit në kahje të gabuar, duke filluar nga procesi i prapt i privatizimit i cili i kishte lëkundur themelet e një zhvillimi të mirëfillët ekonomik.

Nga ky privatizim supozohet se më shumë kanë përfituar indivitët e pushtetshëm, se sa shteti dhe qytetarët e Kosovës.

Edhe negociatat me palën serbe në Bruksel, kishin rrëshqitur në kahje të gabuar kundër rregullimit të brendshëm Kushtetues të Kosovës .

Marrëveshja për Asociacionin e komunave me shumicë serbe e pakicës serbe në Kosovë, ishte nënshkruar dhe ratfikuar në Parlament në kundështim me Kushtetutën e Kosovës,

Asociaciacioni kishte tejkaluar konturat e plantit të Martih Ahtisarit, për pavarësinë e Kosovës, me të cilin plan Kosova i kishte bërë koncesione të dhimbshme Serbisë në dëm të Kosovës.

Ndërmarrja më profitable publike Telekomi, nga e cila shteti përfitonte nga devidenta 20 milionë euro në çdo vit finaciar, gjindej në prag të falementimit para se kryeministri Kurti, të vijnte në krye të ekzekutivit të vendit, pasi që subjekti tij politikë i fitoi zgjedhjet e fundit bindshëm.

Pa punësia kishte arritur nivele shqetësuese.

Ikja jashtë vendit e qytetarëve për shkak të papunësisë dhe nivelit të ultë të jetesës kishte arriur shifra marramendëse për një shtet të vogël si shteti ynë Kosova.

Korrupsioni kishte përfshi shumë institucione shtetërore dhe shënonte rritje rapide sipas të dhënave nga institucionët përkatëse evropiane dhe ndërkombëtare.

Institucionët kompetente evropiane në fushën e arsimit, cilësinë e arsimit në Kosovë e kishin vlerësuar në gjendje tepër shtetësuese krahasuar me cilësinë e arsimit të vendeve të rajonit dhe të Evropës, akoma pa e marrë mandatin e postit të kryeministrit të Kosovës, z Albin Kurti .

Pa patur mundësi që të radhiten të gjitha ato të këqija në këtë opinion modest, të cilat i ka trashguar qeveria Kurti, nga qeveritë e mëparshëm, kur fillojë qeverisjen e vendit, detyrimisht duhet të bejmë pytje: A thua është në gjendje qeveria aktuale Kurti, që t'i eliminojë të gjitha ato anomali dhe procese destruktive e korruptive të mbi 20 viteve keq qeverisje, për një vit qeverisje?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat