Gjykata Speciale për Krimet e Luftës në Hagë, t’i burgosë kriminelët e Serbisë Alekandër Vuçiq dhe Ivica Daçiq

Opinione

Gjykata Speciale për Krimet e Luftës në Hagë, t’i burgosë kriminelët e Serbisë Alekandër Vuçiq dhe Ivica Daçiq

Rexhep Torte Nga Rexhep Torte Më 24 janar 2022 Në ora: 09:03
Selia e Gjyatës Speciale

Pa burgosjen e kriminelëve Aleksandër Vuçiq- president i Serbisë dhe Ivica Daçiq kryeparlamentar aktual i Serbisë, misioni i Gjykatës Speciale për Krimet e Luftës në Hagë, nuk mund të jetë i plotë, i suksesshëm dhe nuk mund të ketë efekt edukativ për kriminelët e sotëm dhe ata potencialë për të nesërmen.

Burgosja e kriminelëve Aleksandër Vuçiq dhe Ivica Daçiq, do të zbulojë shumë të vërteta për gjenocisdin e Serbisë kriminale në Kosovë, të vërteta që ne sot as që mund t’i imagjinojmë.

Krimineli Alkeksandër Vuçiq, ishte bashkëpunëtor i ngushtë i kriminelit Sllobodan Millosheviq dhe asokohe si ministër i Informacionit, i stimulonte krimet e Serbisë duke deklaruar publikisht që për një ushtar serb të vrarë, të vriten 100 civilë të pafajshëm.

Krimineli Ivica Daçiq, gjithashtu ishte bashkëpunëtor i ngushtë i kriminelit Sllobodan Millosheviq, dhe në vitin 2020, në cilësinë e ministrit të Jashtëm të Serbisë kriminale, i kërcënoi publikisht serbët që të mos e tregojnë vendodhjen e varrezave masive në Serbi ku janë varrosur mijëra e mijëra shqiptarë autoktonë, të pafajshëm dhe të paarmatosur të vrarë e të masakruar në Kosovë, dhe të transportuar e varrosur në Serbi, për t’i fshehur Serbia krimet e luftës.

Kriminelët Aleksandër Vuçiq dhe Ivica Daçiq me veprimet e tyre kriminale anti njerëzore që moti e kanë pëmbushur veprën penale krime kundër njerëzimit dhe është dashur që moti të arrestohen dhe të burgosen në Gjykatën për Krimet e Luftës në Hagë.

Është e pakuptueshme se çfarë fakte e dëshmishë më shumë lyp demokracia dhe drejtësia ndërkombëtare për t’i arrestuar dhe vënë prapa grilave në Gjykatën Speciale për Krimet e Luftës në Hagë, këta dy kriminelë të Serbisë, të cilët tashmë 23 vite janë lënë të lirë dhe po e mashtrojnë botën me demoagogji dhe të pavërteta.

Gjykata Speciale për Krimet e Luftës në Hagë, pa burgosjen dhe vënien para drejtësisë të kriminelëve Aleksandër Vuçiq dhe Ivica Daçiq, do ta humbën qëllimin për çka është themeluar.

Mos burgosja e kriminelëvë Aleksandër Vuçiq dhe Ivicam Daçiq shpreh dobësinë e demokracisë dhe të drejtësisë ndërkombëtare.

Është e pakuptueshme dhe dekurajuese që këta dy krim,inelë të Serbisë kriminale të mos burgosen nga Gjykata Speciale për Krimet e Luftës në Hagë, sepse këta dy kriminelë i dinë në hollësi planet dhe skenaret ogurzeza të krimeve në vitët 1998/99, që Serbia kriminale i kreu gjatë agresionit gjënocidal në Kosovë.

Të rikujtpojmë se në këtë agresion gjenocidal të Serbisë kriminmale në Kosovë, ushtarët. pramilitarët dhe policët e Serbisë kriminale kyen 400 masakra duke vrarë e masakruar më shumë se 13 mijë shqiptarë autoktonë, të pafajshë dhe të paarmatosur, në mesin e tyre edhe fëmijë duke pi qumësht në gjoksin e nënës.

Dhunuan në mënyrën më shtazarake 20 mijë femra autoktone të pafajshme shqiptare.

Rrëmbyen nga shtëpitë shqiptare 1643 shqiptarë të pafajshëm të të gjitha moshave e gjinive, fati i të cilëve ende nuk është zbardhur.

E bënë shkrumb e hi Kosovën dhe detyruan më shumë se 1 milion shqiptarë autoktonë e ë pafajshëm të marrin rrugën e eksodit.

Në Kosovë ekzistojnë mijera e mijëra fakte e dëshmi për krimet e Serbisë në Kosovë.

Enver Shala dhe shokët e tij kanë 2000 kaseta dhe CD ku janë inçizuar këto masakra të Serbisë kriminale në Kosovë, të cilat mund t’i shfrytëzojë Gjykata Speciale për Krimet e Luftës në Hagë, si dëshmi të pakontestueshme.

Enver Shala para një muaji deklaoi publikisht se Serbia kriminale i ka ofruar 2 milionë euro që këto kaseta dhe CD t’ia dorëzojë Serbisë, dhe se jeta e tij është vënë në rrezik.

Burgosja e kriminelëve Aleksandër Vuçiq dhe Ivica Daçiq nga Gjykata Speciale për Krimet e Luftës në Hagë, është e vetmja mënyrë për ta vënë drejtësinë në vend.

Mos arrestimi dhe mos burgosja e këtyre dy kriminelëve të Serbisë kriminale e njollos dhe e turpëron demokracinë dhe drejtësinë botërore.

Qeveria, Presidenca dhe Parlamenti i Kosovës duhet ta kenë detyrë parësore kërkesën institucionale, që kriminelët Aleksandër Vuçiq dhe Ivica Daçiq, sëbashku edhe me kriinelët e tjerë të Serbisë kriminale , të gjenden prapa grilave në Gjykatën Speciale për Krimet e Luftës në Hagë, dhe ta padisin Serbinë kriminale në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, edhe pse një gjë të tillë nuk e kryen qeveritë, presidencat dhe parlamentet e derisotme në Kosovë.

Dialogu Kosovë-Serbi mbetet iluzion dhe paraprakisht i dështuar, nëse në këtë dialog Serbinë kriminale e përfaqëson kriminleli Aleksandër Vuçiq, i cili në vazhdimësi me gënjeshtra, shantazhe dhe kërcënime, po mundohet t’i mbulojë krimet monstruoze që Serbia kriminale i kreu në Kosovë.

Pa burgosjen e kriminelëve Aleksandër Vuçiq dhe Ivica Daçiq, nuk mund të ketë kurrën e kurrës përfundim të sukseshshëm dhe të drejtë të dialogut Kosovë-Serbi.

Pa burgosjen e kriminelëve Aleksandër Vuçiq dhe Ivica Daçiq nuk mund të ketë paqe dhe siguri në Ballkan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat