Samiti i dështuar i Bashkimit Evropian?!...

Opinione

Samiti i dështuar i Bashkimit Evropian?!...

Nga: Ismail Muqiqi Më: 25 qershor 2022 Në ora: 21:20
Ismail Muqiqi

Edhe njëherë u vërtetua politika shterp ndaj Shqiptareve. Samiti i Brukselit ishte një takim më shumë i improvizuar karshi rrethanave te diplomacisë, serioze në të cilën po ndodhin shumë zhvillime kohëve të fundit, për Sigurinë Globale. Evropa shterp edhe kësaj radhe heshti ndaj kërkesës të Republikës së Kosovës për liberalizimin e vizave dhe kështu tregoj fytyrën e vërtetë dhe turpin diplomatik si shumë herë më parë gjatë historisë karshi Shqiptareve. Kjo që po ndodh në politikën e Bashkimit Evropian është e pajustifikueshme dhe e papranueshme për integrimet e vërteta në Shtëpinë e Bashkimit Evropian. Të mbesin në karantinë 1 milion e 500 mijë Shqiptarë të Kosovës si vetmi Shtet të cilit ju ka mohuar e drejta për lëvizjen e lirë të qytetareve nuk është asgjë tjetër përveç papërgjegjësi dhe mohim i të drejtës njerëzore të konventave dhe rezolutave të Asamblesë të përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Nuk ka dyshim se gjatë historisë politika e Shteteve të fuqishme të Evropës i shkaktoj dëme të paimagjinueshme popullit Shqiptarë, duke i favorizuar aspiratat e fqinjëve si ishte Serbia, Mali i Zi, Greqia po pse jo edhe Maqedonia Veriore. Duhet theksuar se politika Globale e Shteteve të Bashkimit Evropian dhe burokracia në Bruksel ka vite që bënë kalkulime më të ndryshme duke vepruar në bazë të apetiteve dhe simpative të popujve dhe Shteteve në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë. Mos uniteti në politikën qendrore të burokracisë po e dëmton Kosovën dhe Shqiptarët në përgjithësi. Aleancat historike të disa shteteve me ndikim si është Franca, Greqia, Spanja si aleate të serbisë, edhe tani kur po flitet për një Evropë të bashkuar me shpresë të integrimit edhe të Ballkanit Perëndimor gjërat po lëvizin shumë ngadalë. Kështu Kosova si shteti më i ri i dalur, i plagosur nga lufta e fundit me serbin është tejet e hendikepuar në zhvillimin e proceseve integruese në mekanizmat e institucioneve Evropiane dhe Botërore. Është e dhimbshme për kohën në të cilën po jetojmë që fati i Shqiptareve të lidhet me pozicionin e Makronit, Vuqiqit apo të Edi Ramës. Duhet pranuar se për shumë e shumë gjëra dhe dështime jemi vetë fajtor ne Shqiptarët dhe politika anormale të cilën e udhëhiqen me plotë dështime një numër i liderëve pa integritet, pa vizion dhe padije. Sot gjithandej në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Preshevë, e Bujanofc politika Shqiptare është e qakorduar me shumë se asnjëherë më parë. Edi Rama bashkë me Aleksandër Vuqiqin kanë lidhë miqësi si [buro ramizi] duke krijuar aleanca për “Ballkanin e Hapur” pa e përfillur mendimin dhe qëndrimin e institucioneve dhe Qeverisë të Republikës së Kosovës. Kjo po ndodh në kohën kur Aleksandër Vuqiqi e forcoj mandatin si Kryetar i Serbisë, duke u betuar para deputeteve dhe Kishës në Beograd se do ta mbrojë integritetin dhe sovranitetin e serbisë bashkë me Kosovën. I njëjti President asnjëherë nuk është ndalur nga urrejtja dhe kërcënimet ndaj Republikës së Kosovës. Të gjitha këto po ndodhin në kohën kur politika në Prishtinë dhe ajo në Tiranë përmes partive politike po zhvillojnë luftë të ndytë për ta marrur apo ruajtur pushtetin. Sot dy Akademitë Shqiptare në Prishtinë dhe në Tiranë, janë duke heshtur sikur pa e qarë kokën se qka do të sjell e nesërmja për fatin e Shqiptareve. Nuk ka dilemë se në Kosovë dhe në Shqipëri ka kohë që janë aktivizuar individ të caktuar të cilët në emër të analistit apo pseudo gazetarit përmes televizioneve të caktuara po e helmojnë dhe po e përqajn opinionin e gjerë. Është koha që të ngrisim vetëdijen dhe të mendojmë dhe të kuptojmë se kundër Shqiptareve, punojnë edhe shërbimet sekrete informative të vendeve të cilat nuk ja dojnë të mirën Kosovës dhe Shqipërisë. Lufta në Ukrainë po tregon se Rusia në krye me Putinin ka punuar gjatë dhe ka investuar gjithandej në destabilizimin e Ballkanit dhe më gjerë për shtrirjen e ndikimit hegjemonist të politikës Ruse me qëllim të shkatërrimit të unitetit të demokracisë të vlerave perëndimore. Prandaj në fund po theksojmë se uniteti është arma e vetme për tu përballur me sfidat dhe rreziqet me të cilat mund të përballen Shqiptarët në trojet ku jetojnë.

P.S. Për pasivitetin dhe indiferencën e inteligjencës nëse ekziston dikun do të shkruaj më vonë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat