Norvegjia, flamurtare e globalizmit!

Opinione

Norvegjia, flamurtare e globalizmit!

Nga: Hamdi Rafuna Më: 7 gusht 2022 Në ora: 18:28
Foto ilustrim

«Globalizmi i shëndosh dhe normal ndërkombëtar, dënon “patriotizmin” si forcë e ligë me bindjen se rregullat ndërkombëtare janë ambrellë e rregullave kombëtare kur është në pyetje humaniteti i shteteve të pa varura dhe sovrane. Sfidat globale me të cilat përballet planeti ynë duhet të jenë përpara çdo veprimi individual dhe kombëtar! Veprimi i globalizmit si “sistem elitar” përcjell ideologji autaritare dhe shkatërruese ndaj atyre që ndajnë shoqërinë, minojnë demokracinë dhe kthejnë mbrapsht zhvillimin e qytetërimit perëndimor. Në këtë aspekt, qasja ekonomike ka sfondin e saj në teorinë klasike ekonomike të avantazhit krahasues të një shkëmbimi më efikas ndërkombëtar të mallërave nëpërmjet të bashkimit të ekonomive kombëtare në një treg të vetëm global pa barriera tregëtare!

Në thelb kjo është një ide e mirë, për faktin që specializimi i punës dhe eksporti i industrisë, me vende pune dhe kosto të ulët të mos sjellte efekte me përmasa negative për shtresat e gjëra të popullsisë në sektorin e konkurrencës». (Friga nga lloji globalizmit lokal negativ serbosllav, dhe tradita e gjenocidit, është domethanës për shqiptarët dhe botën demokratike se “bota serbe” është oligarku i ballkanit)! «Kjo tregon se ruajtja e rendit juridik ndërkombëtar nuk heziton të dënojë të keqen me metodat e veta.


Edhe sfidat globale, ndryshimi i klimës, kërkojnë zgjedhje globale, pa pranuar se shteti kombëtar sovran mund të bashkëpunojë po aq efektshëm dhe në mënyrë ndërkombëtare. Natyrisht se pak e kuptojnë zhvillimin e demokracisë perëndimore sepse kjo buron nga proceset e thella historike qindravjeçare!


Qasja universale në kontestin norvegjez shprehet tepër qartë në ndihmën dhe politikën e jashtme. Politika tradicionale e ndihmës në pikëpamjen e saj etnocentrike të përhapjes së modernizimit dhe kontributet në shtetndërtimin e vendeve në zhvillim sipas modelit perëndimor është rrugëtimi! Kjo në kuptimin më të thellë nuk përfaqëson asgjë tjetër veçse një shtrirje të sekularizuar të ambicjes së lëvizjes misionare, “bëji të gjithë dishepujt e mi”!


I vetmi ndryshim është se “shpëtimi” tani qëndron në shoqërinë moderne të konsumit perëndimor e cila ka zëvendësuar mbretërinë e qiellit, por këtu është shteti dhe taksapaguesit që paguajnë. Në mënyrë të ngjajshme, ambicja për politikën e jashtme norvegjeze në Norvegji si një “superfuqi humanitare” nuk është në të vërtetë një shprehje e asgjëje tjetër përveç ndërhyrjes dhe përjashtimit të nacionalizmit norvegjez në një formë ekstreme.


Norvegjia me 5.5 milion banorët e saj, luan rolin e një filanotropi global dhe është ndërmjetësues i paqes mbi “peshën e saj” duke përhapë demokracinë dhe të drejtat e njeriut në emër të komunitetit ndërkombëtar…»


(Në këtë aspekt dhe nën petkun e globalizmit të shëndoshë norvegjez, janë duke vepruar antivlerat negative ekonomike dhe religjioze në shumë vende të botës. Dikush nga shtetet e besimit musliman është duke u mundua të krijojë një “front global musliman” në emër të rrezikut nga fronti tjetër global ortodoks ose katolik! Kjo strategji e errët mesjetare është mbjellë në kopshtet e “tregjeve t’lira dhe do rëndojë në kurriz të dominimit, skamjes, dhe besimit fetar ndryshe, edhe për një pjesë të shqiptarëve! Ky besim ndryshe është një lloj fronti i hapur i t’keqes që kërcënon gjithë rendin tonë shoqëror! Andaj si duket një pjesë e shqiptarëve për “interesi” personal, janë kah rrëshqasim në këtë “globalizmin e fesë ndryshe”

Lakmia e përkohshme për të fitua pa punue është më e lehtë se sa me punua për të fitua)!

Ish filozofi norvegjez, Arne Næss, ishte skeptik për globalizmin ekonomik! “Ai mendonte se e tërë bota demokratike është kthyer për nja njëqind vjet mbrapa”!
(Janë krijuar shtresa të pasurish, të cilët pa mëshirshëm rëndojnë mbi kurrizin njerëzimit anë e mbanë globit. Këta oligark tepër të mëdhenjë kan glabëruar ekonominë, pasurinë dhe shtetet e varfëra, por edhe në emër të besimit fetar, dhe me para të pista ushqejnë ndjenjën e urrejtjes ndërnjerëzore! Konkurenca e shëndoshë shkencore është e mirëseardhur për njerëzimin kur ajo nuk keqpërdoret nga teket e interesit për dominim total! Sot të mundohesh të krijojsh epërsi ndaj lirisë personale të njeriut normal në këtë shekull është e barabartë me dhunën e shekujve të para mesjetës! Sot, të mundohesh të dominojsh dhunshëm në bindjet shpirtërore personale është edhe mëkat i pa falshëm!


Me para po blehet dija dhe , bindja ndryshe shpirtërore).

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat