Kërcënuesit e kryeministrit Albin Kurti, janë vegla të armikut serb

Opinione

Kërcënuesit e kryeministrit Albin Kurti, janë vegla të armikut serb

Dedë Preqi Nga Dedë Preqi Më 22 shtator 2022 Në ora: 13:19
Albin Kurti

Përpara se të hymë rreth një trajtimi të kësaj teme mjaft të prekshme për popullin shqiptar, mos ta harrojmë dhe anashkalojmë të kaluarën e hidhur të këtij populli nga armiku shekullor serb, i cili përveq se u mundue të na përçajë e të na ndajë, por edhe të na zhduk farën nga kjo botë.

Dhe çka tjetër, për fat të keq nuk është pa domethënje, edhe veprimet shtazarake të këtij fashizmi serb, i cili gjatë luftës së fundit përveq se na vrau e na masakroi, edhe na i përdhunoi e ç’nderoi para syve tanë motrat dhe nënat tona në mënyrën më ç’njerëzore.

Atëherë, sikur kemi fytyrë sot, apo nuk na mbetët tjetër për ta pranuar vetëdorëzimin në një mënyrë para armikut dhe të tregohemi aq burracak, sa të tregojmë aftësitë tona se jemi të aftë vetëm të vrasim njëri-tjetrin, për t’i treguar botës se deri këtu mundemi me arritë.

Por, jo, mendoj se është e rëndësishme dhe e natyrshme t’u flasim fëmijëve tanë për historinë dhe traditat tona të lavdishme, ndërsa, tradhëtarët e kombit dhe maskarenjët e tillë vëllavrasës janë vegla të armikut, elementet e sëcilës i gjejmë kudo në shoqëritë primitive.

Ajo që nënkupton me fjalën demokraci dhe pavarësi në Kosovë, do të ishte përspektiva, mirëqenja dhe tërësia e dukurive të mirëfillta njerëzore që e rrethojnë njeriun e këtij vendi, të cilat krijojnë një marrëdhënie harmonike në mes njëri-tjetrit.

Mirëpo, në këto rrethana të sotme, sikur shoqëriae e jonë shqiptare akoma jemi mbrapa dhe të pavetëdijësuar, apo sikur gjithçka që po ecën, dhe shtyhet kah e mbrapshta, duke u bërë një lëmsh marrëdhëniesh e problemesh, dhe ta pyesim vetën, se a mund të emërtohet kjo shoqëri e jona ndonjëherë si një shoqëri normale dhe bashkëkohore.

Është shumë vështirë për t’i kuptuar shqiptarët e lastuar dhe të pa disiplinuar, padyshim se kemi një rënjë drastike të afërsisë me njëri-tjetrin, fakti që koha po e nxjerr në shesh dhe ajo është dis-harmonia ndër vëllezërore në mes Shqiprisë dhe Kosovës,vetëm kur kemi trazira, luftëra e tërmete, sikur këto do na bashkojnë, si vellezër të një gjaku.

Dikush ndoshta nuk mendon kështu, por pse shpeshherë na ndodhin gjëra të pa pritura dhe gjëra që e njollosin dhe e kërcënojnë në thelb qenjën tone kombëtare, apo dëshmojmë nga fakti se këto veprime kanë qenë përherë mundësi vepruese në rrethin dhe shoqërinë tone shqiptare, që për të dominuar dhe për të marrë pushtetin, të përballemi edhe me vëllaun, apo duke e eliminuar njëri-tjetrin.

Nuk duam të miratojmë atë që po ndodh sot në shoqërinë tone shqiptare, ne vetëm ngrejmë shqetësimin se po njejtësohemi me njerëzit e një epoke të kaluar dhe primitive, dhe për gjitha mundësitë e përçarjes ndërvellezërore që shpalosen sot, do fajësohet kjo gjeneratë e pushtetëve shqiptare, të cilat duhet të përballen me këtë rrënim dhe rënje, ndaj ka nevojë edhe për shfajësim.

Tani të ngremë pyetjen, pse po kërcënohen njerëzit eminent të shoqërisë tone, ata të cilët i zgjodhi dhe i votoi vetë populli që ti prijnë udhëheqjes dhe shtetit demokratik, të mos i harrojmë sistemet e më hershme të qeverisjes, përmes të cilave të “tjerët”e kanë pasë nën kontrollë çdo lëvizje të hapave dhe punës tone, si edhe çdo shprehje të fjalës na e kanë future në peshojë dhe kemi qenë të mbikqyrur nga një organ i lartë e komandues, i cili sa here ka deshtë na ka çortuar edhe për të paqenat, duke na i mohuar të gjitha të drejtat dhe çdo gjë që ishte e jona.

Pse po kërcënohet Albini, si kryeministër i Kosovës, dhe të tjerët, pse u kërcënua edhe presidenti Rugova, në vitet e pasluftës, pse nuk u kërcënuan të tjerët kryeministra dhe presidenta të këtij vendi, apo, po të marrim parasysh pa paragjykime të gjitha rastet dhe ndodhitë e vitëve të pasluftës, do të shohim se mënyrat e sjelljes dhe prirjet e kërcënuesve flasin qartë, se janë vegla të vërbuara të armikut tone shekullor, duke u bërë edhe armiq të popullit vet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat