Ja për çfarë duhet protestuar, kush duhet të protestojë dhe kush duhet t’i organizojë ato sot

Opinione

Ja për çfarë duhet protestuar, kush duhet të protestojë dhe kush duhet t’i organizojë ato sot

Nga: Skënder Kapiti Më: 2 shkurt 2023 Në ora: 08:46
Skënder Kapiti

Protestat duhen bërë, dhe që të jetë protesta kombëtare duhet së pari kauza dhe arësyeja e të protestuarit , dhe që të behen ato të besueshme duhet parë se kush i organizon ato; duhet parë se a bëhen ato për interesa madhore kombetare apo synohet që të manipolohet protesta per interesa personale politike e korruptive.

Me 11 shkurt 2023 , apo ne cfaredo kohe unë si qytetar do të kisha shkuar në protestë, do shkoja në protestë nëse ajo bëhej për zgjedhje të parakohshe ,pasi ky pushtet është pushtet i blerjes së votave, pra do shkoja në protestë nëse atë do e organizonte PD dhe Basha të cilëve iu vodh fitorja me 25 Prill 2021, si dhe ne cdo proteste që do te organizonte shoqëria civile kunder dhe për shëmbjen e regjimit antipublik të Edi Rames.

Do të shkoja në protestë nëse ajo do të kishte si kauza dhe të bëhej edhe në mbeshtetje të VETTING-ut, në mbështetje të luftës ligjore kundër krimit e korrupsionit; do kisha shkuar në mbështetje të vendosjes së sanksioneve, ne mbeshteje te shpalljeve “non grata” nga SHBA të personava të korruptuar e që mbrojnë korrupsionin ,si dhe do të kisha shkuar në mbështetje edhe të asaj që SHBA heton ishoficerin e FBI si i korruptuar nga kryeministri shqiptar për të sulmuar opoziten, Lulzim Bashën dhe PD-në.

Do shkoja në këtë protestë nese atë do ta organizonte kushdo tjetër , përvec atyre të cilët nuk kanë moral për të protestuar, që janë kundërshtare të VETTING-ut, te cilet janë të shpallur non grata nga SHBA, që janë ishspiunë dhe të cilet kanë intriguar e korruptuar edhe te huaj kundër opozitës , PD-së dhe kundë ishkryetarit të saj z.Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat