Mandatarët politikë vijnë e shkojnë, por Kosovën tonë të mbrojtur me gjak mos të lejojmë që të na e zvogëlojnë

Opinione

Mandatarët politikë vijnë e shkojnë, por Kosovën tonë të mbrojtur me gjak mos të lejojmë që të na e zvogëlojnë

Nga: Sabahate Byci Më: 2 shkurt 2023 Në ora: 09:48
Sabahate Byci, Autore

Mos të lejojmë që marrëveshja paradoksale për asociacionin, ku gjatë gjithë kohës, që prej Çlirimit të Vendlindjes sonë të Shenjt Kosovës nga fasho-qet-millosheviqjan serbo-mëdhenj, nga okupimi e gjenocidi i tyre ndaj popullit tonë shqiptarë e deri më sot iu ka bërë dhe ende po i bëhet trysni masive për aplikim politik multietnik kur shumë qartë e mirë dihet, duke u bazuar shekuj me radhë nga burimet dhe vlerësimet statstikore të të gjitha etnive në Kosovë gjithmonë përqindja etnike serbe ka qenë e edhe është pakicë minoritare.

Andaj sjelljet e disa atasheve politik ndërkombëtarë për mendimin tim po më duken naive!

Eksplicit kur është fjala për formimin e asociacionit një etnik serb!

Assesi nuk është për tu anashkaluar, por me qëllim të veçantë është për tu parë dhe vlerësuar se serbet aspak nuk janë të interesuar për një bashkëjetesë me Shqiptarët në Kosovë!

Serbet po insistojnë në ndarje, përderisa krye-krymineli fashoqet i tyre Milloshviçi neve Shqiptarëve na etiketonte e thoshte separatistë dhe ja pas dekadash doli në shesh politika Fashoqete- serbomadhe, se vet serbët ishin janë dhe gjithmonë do të jenë vet separatistë, shovenistë irridentistë dhe okupatorë gjenocidal.

E meqë po kërkojnë ndarje - le të shkojnë në serbi, sepse Shteti i jonë pra Republika e Kosovës me 95% popullsi Shqiptare e me vetëm 0,5% etni tjera minoritare s’ka vend për separatistë dhe se Kosova është Krenaria e kureshtja e jonë MULTIETNIKE.

Megjithatë, pothuajse dekada me radhë ndërkombëarët e llojllojshëm, nga çdo cep i rruzullit tokësorë (gjersa populli Shqiptarë i Kosovës pa të drejtë për qarkullimi të lirë nëpër Shtete të Evropës rri i ngujuar) permanent me një „stalking formë “serbëve me zor po iu “imponoin“ për t’i „dashur“ Shqiptarët, kështu që kjo sjellje e ndërkombëtarëve konfront me vetveten ditëve të fundit, me kërkesat e tyre për asociacionin një etnik serb si dhe në anën tjetër kërkesat për një Shtet të multietnik të Kosovës, (sipas meje) këto kërkesa në fjalë po e marrin nuancën e Kontratës së Versait të datës 28.06.1919 që do të thotë se tani për tani me ksi lloj mediacioni shkurt-pamës po insistohet me doemos vetëm e vetëm që të arrihet një „rezultat“ pa marrë aspak parasysh dhe në konsideratë pasojat FATALE të tij - edhe atë për një periodë kohore të një të ardhme jo fort të largët!

Gjithashtu siç po shihet dhe sikurse edhe po e dimë, vetëm pak kohë pas ardhjes së qeverisë aktuale në funksion në Republikën tonë Kosovën, rrenat, manipulimet, pështjellimet, tradhtitë, hajnitë dhe çka është më e keqja, sharjet e fyerjet ndër-njerëzore nga ana e opozitarëve të cilët janë mbledhur troç siç thotë populli dhe janë futur në një çadër, nën ombrellën e urrejtjes kundër Shtetit tonë Kosovës, duke harruar apo duke mos pasur lidhje se çdo qeveri në funksion, pa dallim partie politike është vet KOSOVA!

Dhe në vend se të mblidhen së bashku që të gjithë, si opozita me pozitën e ti bëjnë rezistencë politike okupatorit shekullorë fasho-qet-serbomadh, në mënyrë që Kosovën tonë Dardane ta forcojmë dhe drejtë rrugës së formimit të një shteti stabil ta reformojmë - që të gjitha partitë opozitare janë çuar peshë dhe assesi nuk po trusen por vetëm po flasin e shkruajnë zi e ma zi për qeverinë aktuale.

Por siç po shihet, inteligjenca e tyre politike, pra Inteligjenca ( nëse në dispozicion!) e partive opozitare, masoviksht që njëzet vite e me shumë, Kosovën e ka shkatërruar e ende s‘po ka të ndalur me dëmet që po ia shkakton herë pas here, që prej se nuk janë si pozitë, që prej se nuk janë në Qeveri?!

Pra opozita aktuale nuk e ka kuptuar dhe ende nuk po e kupton se çdo Qeveri në fjalë në krye me Qeveritarët e rastit në funksion të sëciles kohë, qoftë e kohës së kaluar, e kohës së tashme apo edhe e kohës në të ardhmen, është, ishin, janë edhe gjithmonë do të jenë vet KOSOVA.

Andaj kundërshtimi kryesorë i një opozite të shëndoshë politike e cila dëshiron ti del në ndihmë Vendlindjes dhe është kundër pozitës duhet të jenë;

Reformat Inovative Shtetërore.

Sepse vetëm reformat inovative janë synonim i karakterit pozitiv e të pastër politik opozitar i shteteve civilizuese.

Pra vetëm reformat opozitën tonë e cila permanent po duket se e ka „ mizën nën kapuç“ siç thotë fjala popullore do t‘ia jepnin epitetin e duhur adekuat dhe të mençur drejt një civilizimi modern politik.

Por, opozitarët tanë fatkeqësisht ndoshta nuk e dinë fare, apo ndoshta edhe e kanë harruar dhe çdo moment po e harrojnë se mandatarët pas mandateve të tyre kthehen në vendlindjet e tyre e Kosova DARDANE është përjetë e JONA.

Boll më me prioritet dhe me sjelljet sipas metodës; „Qengji i çarshisë e dreqi Shpisë! Dhe mos harroni se: “I huaji kurrë nuk bëhet i yti”

Boll më me fyerje, nënçmime direkte dhe indirekte kundër Qeverisë, përkatësisht kundër Shtetit tonë Kosovës?!

O opozitarë/e mos u ngutni bre së u bëtë përrallë!

A e keni dëgjuar ndonjëherë proverbën e cila thotë se:

“Çdokujt i vjen Vera kah dera!”

Ju e patet „Verën“ më shumë se njëzet herë! kah dera dhe çfarë bëtë?!

Ja edhe njëherë ku po iu përsëris;

Ju ishit në konstalacion me Kosovën tonë të mjerë shumicën e rasteve;

„Qengji i çarshisë e dreqi shpisë“

Pse? Vetëm ju e dini pse?

Sepse ju edhe vetën nuk e keni lënë keq, mace e kuc jeni bërë milionerë, përderisa fukaraja Shqiptari i jonë i shkretë edhe në këto momente kur unë po e shkruaj këtë opinion timin asnjë euro nuk e ka në gjep!

E ç‘ bëtë ju ndër kohë për Kosovën?!

Ju pritet dhe përcollët përmes derës së:

„Hin beg se s‘ka havale“ tylyfar dreqi e fatkeqi edhe mandatarë të llojllojshëm, të cilët erdhën e shkuan po vijnë e po shkojnë, por po druaj se Vendlindjen time më të bukurën në Botë KOSOVËN DARDANE po na e zvogëlojnë!?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat