Vuçiq me qëndrime si të Millosheviqit për serbët kundrejt Kosovës dhe shteteve fqinje

Opinione

Vuçiq me qëndrime si të Millosheviqit për serbët kundrejt Kosovës dhe shteteve fqinje

Nga: Sami Arifi Më: 29 maj 2023 Në ora: 10:50
Sami Arifi

Millosheviqi trimëronte serbët përmes mitingjeve në Vojvodinë, Mal të Zi, Bosnje e Hercegovinë, e në veçanti, në Kosovë duke u thënë atyre se nuk kuxon kush t’ju prekë as një qime të flokut, ndërsa Vuçiq po kërkon ndihmë nga ndërkombëtarët për kriminelët serbë në Kosovë që ata mos t’ju përmbahen ligjeve dhe obligimeve kushtetuese, duke i siguruar ata që policia e Kosovës mos të ketë të drejt t’i zbatoj obligimet kushtetuese në veri të vendit, të cilat ligje dhe Kushtetuta, për RK-së janë përpunuar së bashku me ekspert ndërkombëtarë…

Në tërë RK-së në komuna është mbishkrimi në tri gjuhë: shqip, serbisht dhe anglisht, ndërsa në komunat e ashtquajtura „me shumicë serbe“ në veri të Kosovës, jo që nuk egziston ky mbishkrim por shkruhet me mbishkrim vetëm në gjuhen serbe edhe ate në çirilice…

Serbia nuk e ka hallin e të drejtave të serbëve në RK-së, sepse ata kanë të drejta ligjore, madje më shumë se sa popullata shqiptare, që është me shumicë më se 97% në këtë vend, por Serbia ka etjen për të marrë pasurin nëntokësore të nëntokës së Kosovës, minjerën e Trepçës që i përket territorit të vendit tonë…

Serbë në RK-së ka vetëm 3,83% derisa këta serbë të nërsyer nga Vuçiq pretendojnë për t’i marrë RK-së territor 15% në hapësirën veriore të Kosovës…

Uroj që populli shqiptar të unifikohet në mes vehte, po edhe me ndërkombëtar, për të shpëtuar territoret e pasura të atdheuttonë nga pushteti i Vuqiqit, i cili është trashigimtar i Sheshelit dhe Millosheviqit, që sot po vepron në mënyrë perfide me federatën ruse në njerën anë dhe në anën tjetër me diplomaci gënjeshtare edhe me Bashkimin Evropian…duke përfituar kështu fuqi ekonomike nga BE-ja dhe armatim nga federata ruse…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat