A po zgjohet kufoma e Millosheviqit, me ëndërrën e vet aty ku ka mbetë?

Opinione

A po zgjohet kufoma e Millosheviqit, me ëndërrën e vet aty ku ka mbetë?

Nga: Dedë Preqi Më: 30 maj 2023 Në ora: 14:35
Dedë Preqi

Atë që e mbolli kryekrimineli i Ballkanit, Sllobodan Millosheviq, po e kultivon dhe po përkujdeset pasardhësi i tij Aleksandër Vuçiq, duke e ngjallur kufomën e tij, i cili nuk ka fare dallim nga i pari i tij, që e qiti në lojë edhe NATO-n, për t’ia bërë me dije se, epoka e fashizmit dhe shtypja e popujve ka mbërritur fundin e saj, duke filluar një epokë e re historike dhe demokratike për gjithë popujt, që përfaqëson thelbin e kësaj kohe dhe karakterin autentik të faqeve të historisë që po hapet, por edhe që e shkund fantazinë dhe mitin e gjithë atyre, që e mbajnë si një simbol të gabuar dhe të mykur me shekuj të tërë.

Historija njerëzore nuk është vetëm një depo e mallrave, në të cilën munden njerëzit të shkëmbejnë apo të fusin mallëra të ndryeshme në të, por historija është një thesarë i ngjarjeve e rrjedhave historike të njerëzimit, prej të cilave njeriu e merr burimin kryesor të këtyre të bëmave të veta dhe e ruan në të ardhmën e vet, për të kuptuar se bota është gjithmonë në lëvizje, por historija e një kohe dhe populli ekziston bashkë më zhvillimet e saja që nuk mund të tjetërsohen.

Jeta e sëcilit njeri konsiderohet si një dhuratë, pa marrë parasysh a je serb, shqiptarë apo një tjetër, të cilën njerëzit e kuptojnë si dhuratë prej Zotit, të cilën njerëzimi e zotërojnë të lirë dhe e ruajnë pa ndikime dhe keqtrajtime, duke jetuar së bashku me këtë ndjenjë për të kuptuar se njeriu lind dhe duhet të zhvillohet i lirë në jetën e vet deri sa të vdesë si qenje e lirë njerëzore.

Mirëpo, edhe mbas 24 viteve të pasluftës, që shkakëtojë fashizmi serb i Millosheviqit, me gjitha ato malltertime, dëbime, përdhunime e masakra që shkakëtojë lufta barbare ndaj popullit të pa fajshëm shqiptarë, që qoi deri në një gjenocid të rëndë njerëzor, sot kryetari i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, po e vazhdon të njëjtën rrugë të nxitjes së një konflikti apo lufte të re në mes serbëve dhe shqiptarëve.

Kryetari serb Vuçiq, përmes Listës serbe, po i shfrytëzon dhe po i përdor serbët e veriut, si vegla politike dhe banda kriminale për ta destabilizuar Kosovën, i cili këto ditë i tuboi me qindra e mija serb të tjerë në sheshet e Beogradit, për ti zotuar se, Kosova, është tokë serbe dhe me fjalimet e tij, që kanë përmbajtje të nxitjes dhe urrejtes ndëretnike, duke i trimëruar dhe inkurajuar serbët e veriut të Kosovës, se Serbia, është me ju dhe e gatshme me armatën e vet në çdo moment të ndonjë kërcënimi dhe dhune ndaj tyre, që u vjen nga qeveria e Kosovës, dhe kryeministri Albin Kurti.

Edhe Millosheviqi, mbante tubime të tilla në Beograd dhe në Kosovë, sidomos për të festuar ditën e Vidovdanit, në Gazimestan të Kosovës, ditën e humbjes së betejës serbe më 1389, ku ishte vrarë edhe Sulltan Murati, me mesazhe të njëjta sikur që po i interpreton sot Vuçiqi, i cili në vend të mesazhëve fetare, popullit i përcjellte mesazhe politike dhe luftënxitje ndëretnike, apo në mes serbëve dhe shqiptarëve.

Edhe Kisha Ortodokse serbe në bashkëveprime me qeverinë e Beogradit, kanë një rrol organik dhe politik ndaj Kosovës, që e dëshmuan historikisht poezitën e tyre ndaj shqiptarëve, ku njëra bëri politikë për çfarosjen e shqiptarëve, ndërsa tjetra në aspektin fetar i mbrojti dhe ua dha bekimin kriminelëve për të bërë masakra dhe gjenocid në popullatën e pa fajshme shqiptare dhe të tjerëve.

Një politikë e tillë si kjo e Vuçiqit, sikur po e ngjall kufomën e Millosheviqit, jo që është vetëm antishqiptare, por edhe antinjerëzore, e cila nuk është fare në favor të paqës dhe lirisë së popujve liridashës, e cila politikë edhe gjeneratave të ardhshme po ia vërbon sytë, kur sot, të rinjët e këtij vendi, në vend që mirren me problemet e jetës dhe fatin e tyre, që të kemi edhe një marrëveshje të zgjidhjes së problemeve ndëretnike dhe zhvillimin e demokracisë në këtë vend që ta shpiejmë përpara pa dallime ndëretnike dhe politike.

Do të ishte një primitivizëm për një popull sot, një primitivizëm që kthehet e shfaqet sikur te populli serb, i cili konfliktet dhe luftën e ka në gjene dhe mjaftojnë shembujt e saj, që një botë është kundër luftave dhe konflikteve ndërnjerëzore, Rusia dhe Serbia, janë në favor i nxisin këto veprime, duke rrezikuar dhe shkakëtuar katastrofa ndërnjerëzore.

Bandat e organizuara kriminale nga vetë presidenti i Serbisë, Vuçiq, shumica e të cilëve janë edhe të rinjë që futën në këtë vorbull dhe bëhën pengesa dhe kundërshtojnë ligjet e shtetit të Kosovës, barikadojnë lëvizjen e lirë të qytetare në veri të vendit, dhe urën e Ibrit, si urë e lirë kalimtare e kanë shdërruar në një simbol kufitar dhe droje, për të ndarë pjesën jugore me shumicë shqiptare dhe pjesën veriore me popullatë serbe.

Nga bandat e Vuçiqit, po sulmohen policët zyrtar të Kosovës, në detyrat e tyre, prej të cilëve ka edhe shumë të lënduar nga huliganët dhe kriminelët serb, sulmohen gazetarët dhe mediumet shqiptare, sulmohen edhe ushtarët e KFOR-it, të cilët e kanë përgjegjësinë e sigurisë së këtij vendi, prej të cilëve ka edhe me dhjetra të lënduar rëndë nga sulmet që ndodhën ditëve të fundit në veri të Kosovës.

Çka do të thotë kjo, në një vend dhe shtet demokratik, siq është Kosova, vetëm se po i zbaton ligjet e shtetit dhe shtrierjen e sovranitetit në teritorin e vet, pa ndonjë cënim dhe kërcënim të ndonjë etniteti tjetër, që jetojnë dhe veprojnë në Republikën e Kosovës.

Ndërsa, pasardhësi i Millosheviqit, Aleksandër Vuçiq, del me paragjykimet e veta shofeniste dhe në vend që ta qetësoi situatën, ky udhëheqës i Serbisë, e nxitë edhe më shumë urrejtjen ndëretnike në mes palëve, duke ia hudhur tërë fajin Kosovës dhe kryeministrit Kurti, duke i bërë fajtor në shtetin e vet, që po zbatojnë ligjet e Kushtetutës së Kosovës, të shtetit të pavarur dhe demokratik, që është i pranuar nga shumica e shteteve të botës dhe në bazë të ligjeve ndërkombëtare.

Kush e beson, apo nuk e beson se po zgjohet kufoma e Millosheviqit, dhe e vazhdon ëndërrën e vet mitike, aty ku e ka lënë, apo aty ku e ka ndërprerë njëherë dhe përgjithmonë. Por duke besuar dhe u bazuar në një fakt tjetër dhe historik, ku mbështetën vlerat e dinjitetit njerëzor dhe sipas një këndvështrimi parimor të botës demokratike perëndimore, nuk do të lejohet të fitojnë dhe dominojnë forcat e errëta, që përfaqësojnë dhe luajnë rrolin e djallit, dhe që shpiejnë në një iluzion mashtrues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat