Christopher Hill i shitur te Serbia, të hetohet nga FBI-ja!

Opinione

Christopher Hill i shitur te Serbia, të hetohet nga FBI-ja!

Rexhep Torte Nga Rexhep Torte Më 9 qershor 2023 Në ora: 21:48
Christopher Hill

Christopher Hill, ambasadori SHBA-ve në Beograd, me veprimet dhe deklaratat e tij kontravese e skandaloze, më shumë i ngjan një kopjeje të kriminelëve Aleksandër Vuçiq, Ivica Daçiq, Vladimir Putin dhe Sergej Lavrov, se sa një diplomati demokratik të SHBA-ve.

Christopher Hill, me deklaratat e tij pro Serbisë gjenocidale dhe kundër Kosovës paqedashëse, po i denigron SHBA-të.

Christopher Hill më 8 qershor 2023 për Zërin e Amerikës deklaroi se, “Nuk e di a mund ta konsiderojmë ende partner Albin Kurtin. Aleksandër Vuçiqin e konsiderojmë partner më të mirë. Mendoj se me Albin Kurtin kemi një problem, ai nuk është i gatshëm të pranojë. Më duket se kemi disa probleme shumë thelbësore me të, nëse ende nuk mund ta konsiderojmë partner. Ne po ndjejmë se Serbia po bëhet një partner gjithnjë e më i mirë për ne”, deklaroi Hill.

O ambasador Christopher Hill, po duket qartë, ti ke probleme shumë të mëdha me mendjen, moralin dhe psikikën tënde. Këtë e dëshmon logjika yte e sëmurë, e cila kriminelin Aleksandër Vuçiq e konsideron partner më të mirë për SHBA-të se sa Albin Kurtin, paqedashësin, dhe për këtë do të bindesh edhe ti, por do të bindemi edhe ne.

Serbia gjenocidale me këtë qasje përkëdhelëse dhe përgjëruese tënde dhe të bashkëmendimtarëve të tu, kurrën e kurrës nuk do të shkëputet nga Rusia gjenocidale me të cilën e lidh vëllazëria shekullore, e lidh i njëjti gjak gjenocidal dhe e lidh Kisha e njejtë luftënxitëse Orthodokse Serbe e Ruse.

Kryeministri Albin Kurti për SHBA, BE dhe për NATO, është milliona herë më besnik, më i sinqertë, më paqedashës dhe më pro SHBA-ve, më pro BE-së dhe më pro NATO-s, se sa krimineli Aleksandër Vuçiq, i cili me sa duket të ka trullosur, duke e blerë me para të majme tërë qenien tënde diplomatike e njerëzore, sa që nuk po të bëjnë dritë as sytë dhe as mendja jote.

O ambasador Christopher Hill, a nuk po e ndjen se je bërë qese najlloni ku çdo ditë po urinojnë Serbia gjenocidale dhe krimineli Aleksandër Vuçiq?!

O ambasador Christopher Hill, punën e parë që është dashur ta bëje kur erdhe ambasador në Beograd, ishte t’i detyroje Serbinë gjenocidale dhe kriminelin Aleksandër Vuçiq, që ta zbardhin vrasjen mizore të tre vëllezërve Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqi-shtetas të SHBA-ve, të cilët në vitin 1999 u kapën nga policët serbë, u plaçkitën dhe u vranë mizorisht, ndërsa deri sot Serbia gjenocidale dhe krimineli Aleksandër Vuçiq nuk po i tregojnë policët vrasës.

Christopher Hill, ngjashëm si Matheë Palmer, Richard Grenel dhe Gabriel Escobar duhet të hetohen nga FBI-ja amerikane për konflikt interesi me Serbinë gjenocidale dhe me kriminelinn Aleksandër Vuçiq.

Christopher Hill, me këto qëndrime të tij absurde nuk do ta bindën kurrë Serbinë gjenocidale që të vendosë sanksione kundër Rusisë gjenocidale.

Përkundrazi, Serbia gjenocidale gjithnjë e më shumë po i thellon marrëdhëniet me Rusinë gjenocidale, që u manifestua edhe me vendosjen në Beograd të mediumit televiziv propagandues të Kremlinit dhe me vendosjen e Zyrës së Ëagnerit në Beograd, ku po rekrutohen serbë për të luftuar kundër Ukrainës dhe po sjell mercenarë të Ëagnerit në Serbi.

Christopher Hill, nuk i kritikoi Serbinë gjenocidale dhe kriminelin Aleksandër Vuçiq për protestat pro Rusisë që i bënë në mes të Beogradit në mbështetje të Rusisë gjenocidale për agresionin ndaj Ukrainës, ku u kënduan himnet e Serbisë dhe të Rusisë, ku serbët brohoritnin dhe mbanin në duar pankartat ku shkruhej, “Serbët dhe rusët janë vëllezër të një gjaku”, “Ukraina është Rusi dhe Kosova është Serbi”, “Jo NATO” etj.

Christopher Hill, muaj më parë para mediave në Beograd deklaroi se “i vjen keq që Perëndimi dhe NATO e bomarduan Serbinë në vitin 1999”, dhe se në takimin në Rambuje, “Unë isha kundër Pavarësisë së Kosovës, dhe se isha për një autonomi të saj”, deklaroi Hill.

Christopher Hill nuk u dëgjua asnjëherë ta kritikoj Serbinë gjenocidale për kolonitë serbe që Serbia po i ndërton në trojet shqiptare në veri të Kosovës, në trojet e më shumë se 14 mijë shqiptarëve që në mbrëmjen e shkurtit në vitin 2000 i dëboi duke vrarë 10 shqiptarë autoktonë të pafajshëm dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë, e tani në këto koloni Serbia po vendosë serbë që kurrë më parë nuk kanë jetuar në Kosovë.

Ambasadorin Christopher Hill, nuk e dëgjuam asnjëherë ta kritikoj Serbinë për strukturat paralele në veri të Kosovës, për grupet e armatosura kriminale ilegale serbe dhe për agjentët serbë e rusë, të cilët me urdhër nga Beogradi ngrenë barikada duke bllokuar.

Këto grupe të armatosura kriminale ilegale serbe, më 29 qershor 2023 plagosën 40 paqeruajtës KFOR-NATO, plagosën policë të Kosovës, dogjën vetura të policisë së Kosovës, dhe kryen 21 sulme me gurë e tulla ndaj gazetarëve në veri të Kosovës.

Nuk është detyrë dhe punë e ambasadorit Hill në Beograd që të merret me Kosovën. Kosova e ka Qeverinë, Presidencën dhe Parlamentin e saj, institucione legjitime demokratike, të cilat dinë t’i dalin zot Kosovës në përballje me të gjitha sfidat për ta mbrojtur të drejtën e saj.

Chritopher Hill dhe homologu i tij Marko Gjuriq-ambasadori i Serbisë në SHBA, i cili ishte edhe organizatori kryesor i djegies së Ambasadës së SHBA-ve në Beograd në vitin 2008, lirisht mund të angazhohen të themelojnë Asociacion të komunave serbe në SHBA, para se të këmbëngulin që ky Asociacion serb të themelohet në Kosovë.

Ambasadori Christopher Hill më 6 mars 2023, para mediave deklaroi se, “Marrëveshjet e arritura në Bruksel në dialogun Kosovë-Serbi duhet të respektohen, dhe se kjo është një test për autoritetet e Kosovës. Asociacioni i komunve me shumicë serbe duhet të formohet pasi është paraparë me marrevëshjen e arritur 10 vite më parë. Nuk duhet të jesh historian apo antropolog për të ditur se serbët kanë jetuar me shekuj në Kosovë dhe se kanë të drejtë që të vendosin për të ardhmen e tyre”, deklaroi Hill.

O ambasador Christopher Hill, ti me të vërtetë je një ambasador injorant. Pakica serbe në Kosovë është mbeturinë e hordhive të egra të ardhura nga Karpatet në Ballkan në shekullin e 6-të.

Këto hordhi të egra serbe, me vrasje, masakra dhe dëbime gjenocidale më shumë i kanë okupuar trojet autoktone shqiptare që kanë qenë gjer përtej Nishi.

Në të gjitha gëmimet arkeologjike në Kosovë gjenden vetëm relikte Dardane-Ilire, pasardhës të të cilëve janë vetëm shqiptarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat