Zotërat favorizojnë ata që veprojnë! Dii facientes adiuvant!

Opinione

Zotërat favorizojnë ata që veprojnë! Dii facientes adiuvant!

Nga: Shefqet Avdimetaj Më: 24 mars 2024 Në ora: 12:23
Autori Shefqet Avdimetaj

Që nga fitimi i Albinit & Vjosës, opozita ka ngritur zërin për rrëzimin e qeverisë Kurti. Arsyeja për këtë ngritje të opozitës nuk është asgjë tjetër përveçse një mohim i përgjegjësive të tyre njerëzore, politike, morale dhe shoqërore. Me kritikat e tyre, ata mundohen të mbulojnë faktet e pamohueshme të keqëqeverisjes së tyre për mbi 20 vjet.

Sulmet e tyre janë sulme nga inati që kanë ndaj Albin Kurtit, dhe jo kundër çështjeve të rëndësishme kombëtare dhe ndërkombëtare me të cilat po ballafaqohet Republika jonë.

Kritikat pa baza të cilat qytetarët e vendit nuk ua besojnë mjaftë u mashtruan për mbi 20 vite, mjaft, gënjeshtrat e opozitës janë të një nivel ballkanik dhe rural.

Deri sa dëgjojmë klithjet e tyre për zgjedhje, mendoj se nuk janë duke i kalkuluar mirë gjërat, duke anashkaluar popullin sovran, i cili duhet të japë shansin, por edhe të dënojë për keqëqeverisje, dhe t'i dërgojë në opozitë, ashtu si ndodhi me ju. Opozita e tanishme duhet ta kuptojë se është e dështuar dhe e konsumuar. Edhe në politikë ka një skadencë!

Jemi dëshmitarë që ju që po krekoseni për rrëzimin e Qeverisë Kurti, e trajtuat Kosovën si të ishte pronë private e juaj. Ishit të papërgjegjshëm me veprimet tuaja, prandaj kot e keni, prapë do të jeni humbës, edhe më bindshëm se herën e kaluar. Kritikat tuaja janë humbur vlerën.

Publica fama non semper vana - Thashethemet nuk janë gjithmonë të rreme!

Hajnia që ju instaluat duke mënjanuar meritokracinë, kërkon kohë dhe vendosmëri për ta eliminuar. Për juve, miqtë dhe interesat personale ishin më të rëndësishme se ligjet, kushtetuta dhe vetë Republika. Ju jeni ata që i dhëtë vetes dhe klaneve tuaja licencën për të vjedhur, uzurpuar dhe shantazhuar. Ju jeni ata që gënjeshtrën e bëtë si domosdoshmëri.

Lufta e juaj e përbashkët kundër një njeriu të mençur, të guximshëm dhe atdhetarë, ju bëri bashkë, por kot e keni, nuk e keni besimin e popullit. Ju për interesa personale dhe klanore jeni në gjendje të shkatërroni çdo gjë, ashtu siç vepruat më shumë se 20 vite.

Vjollca & Albini janë politikanë që kanë dijen, guximin dhe përkrahjen e popullit për të dërguar përpara proceset nëpër të cilat po kalon Kosova. "Suksesi nuk është përfundimtar, dështimi nuk është fatal, guximi për të vazhduar përpara ka rëndësi" (Winston Churchill).

Ju, opozita - Klani Pronto, filluat keq dhe përfunduat keq - Mali principii malus finis.

Optimum medicamentum quies est - Pushimi është ilaci më i mirë!

Ju preferoj që të pushoni pak nga kritikat destruktive dhe të paargumentuara, të merrni një pauzë, jo vetëm që keni nevojë, por është edhe e shëndetshme për juve si opozitë, derisa të mos e keni humbur arsyen, totalisht.

Dija është fuqi - Scientia potentia est! Për momentin, zonja kohë është e atyre që dinë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat