Ambasadori i Serbisë në SHBA, Gjuriq, njëherit zjarrvënës i Ambasadës Amerikane në Beograd më 17 shkurt 2008, dërgon opinion të rrejshëm në “The Wall Street Journal”

Opinione

Ambasadori i Serbisë në SHBA, Gjuriq, njëherit zjarrvënës i Ambasadës Amerikane në Beograd më 17 shkurt 2008, dërgon opinion të rrejshëm në “The Wall Street Journal”

Nga: Hafiz Shala Më: 24 mars 2024 Në ora: 16:07
Autori Hafiz Shala

Inkuzicionisti, antishqiptari i përbetuar, Edvin Kristaq Rama në bashkëpunim me opozitën dardane, Vuçiqin dhe "qinovnikët" e këtij të fundit, Richard Grenell (i paguar për lobim), Christopher Hill dhe Gabriel Escobar, ndërsa nga Evropa, Borrel dhe Lajçak, pa mëshirshëm punojnë për rrëzimin e Qeverisë dardane në momentet më kritike të sigurisë për vendin.

Për Asociacionin mund të bisedohet vetëm pas anëtarësimit të Dardanisë (Kosovës) në Këshillin e Evropës dhe hapjes së urës mbi Ibër për qarkullim të lirë të dy komuniteteve, si dëshmi se Mitrovica nuk do t’i aneksohet Serbisë.

Sot, në 25-vjetorin e përkujtimit të ndërhyrjes së NATO-s për të ndaluar spastrimin etnik dhe ndërprerjen e gjenocidit serb ndaj popullsisë shqiptare të Kosovës dhe shfarosjen e tyre nën regjimin e Millosheviqit, tani shihet tentativa për të nxitur të njëjtën politikë nga ana e zëvendësuesit të tij, Aleksandër Vuçiqit, përmes kërcënimeve ndaj Republikës së Kosovës, edhe në baza ditore, duke grumbulluar forca elitare ushtarake pranë kufirit të Kosovës në kundërshtim me Marrëveshjen e Kumanovës të vitit 1999, ku forcat tokësore duhet të qëndrojnë në 5 kilometra, ndërsa ato të forcave ajrore deri në 25 kilometra.

Serbia, duke u turrur sikur të ishte “qen i çartur” e qartë, për habinë e shqiptarëve, Evropa dhe Amerika për interesa gjeostrategjike në kurriz të Dardanisë, disi duket se hezitojnë të reagojnë me më shumë vendosmëri. Fatkeqësisht, ata shfaqen të sillen me një heshtje të paqartë, madje duke marrë anën e Serbisë, duke hezituar të vendosin sanksione edhe pas sulmit terrorit të 24 shtatorit. Ndërkaq, në anën tjetër, ato ia shqiptojnë padrejtësisht Kosovës, e cila, edhe pas plotësimit të kushtit të fundit për vendimin që 24 hektarë të jepen Manastirit të Deçanit sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, brenda natës Escobar zbulon një kusht tjetër, duke aluduar në asociacionin që nuk është në përputhje me renditjen e sekuencës sipas Marrëveshjes së Ohrit.

Me këto veprime, në vend që të shuajnë ëndrrat e Serbisë për ripushtimin e (Dardanisë) Kosovës ose aneksimin e veriut të saj, në një mënyrë, këto qëndrime po e inkurajojnë dhe po e shtyjnë atë. Duke pranuar se ata e ndaluan një gjenocid kur histeria nacional-shoviniste e Millosheviqit dëshironte të zbrazte (Dardaninë) Kosovën dhe të zhdukte shqiptarët nga faqja e dheut, në vend që të vazhdojnë me vendosmëri si gjuhën e vetme që Serbia e kupton, ata vazhdojnë me veprime jo njerëzore dhe jo humane. Tani, për fatkeqësinë dhe turpin tonë, Serbia i kërcënon hapur, duke i diktuar Evropës se çfarë duhet të pranojë dhe çfarë jo, duke i shantazhuar se nëse pranohet Kosova në Këshillin e Evropës, ajo do të largohet nga ky Këshill. "Big deal" (Punë madhore).

Ju mund të quani edhe bllof të Serbisë, por reagimet, veprimet, dhe sjelljet, dhe përdorimi i një toni të zbutur dhe të ledhatueshëm ndaj saj, janë një testim i durimit. Mua më drejtohuni kah ajo sepse, mjerisht, duket se keni humbur sensin ndaj krimeve që serbët e kryen ndaj popullatës shqiptare, duke shfaqur një mungesë të dukshme të humanitetit ndaj qenies njerëzore. Duke komunikuar me Serbinë me tone të cilat i konvenojnë Serbisë për të luajtur lojëra politike, duke shpikur gënjeshtra, ashtu siç e bën Serbia, vërtetë po e lë të dyshimtë nëse, me veprimet e pa vendosura dhe të labila, po krijojnë jo siguri për popullatën shqiptare në Kosovë. E vështirë për të vlerësuar nëse Dardania do të forcojë sovranitetin e saj, me apo pa veriun e Mitrovicës, edhe pas 25 viteve, kur ajo ende qëndron e ndarë.

Evropa dhe Amerika në asnjë moment nuk kanë treguar vendosmërinë për largimin e pengesave mbi urën e Ibrit për qarkullim të lirë të dyja komuniteteve, duke e konsideruar si një shenjë përhapjeje dhe zgjidhjeje të situatës në pjesën veriore.

Serbët e veriut kurrë nuk kanë qenë të shtypur ose të kërcënuar nga shqiptarët dhe as nga pushteti, në kundërshtim me gënjeshtren e Marko Djuriq në opinionin e tij të dërguar në gazetën prestigjioze "The Ëall Street Journal". Për të kundërt, ata kanë hasur në presion nga grupet terroriste të Listës serbe të drejtuar nga kryekrimineli Miljan Radojkic, i cili është njëherazi nenkryetar i kësaj partie me miratimin e Aleksandër Vuçiqit. Edhe pse ai është i lirë në Serbi dhe nuk është ekstraduar në Kosovë, ai vazhdon të jetë aktiv në veprimtarinë terroriste. Megjithatë, edhe pse nuk gjendet brenda territorit të Kosovës, ai ende drejton "marimangën", e cila kërcënon serbët e veriut për të mos u bindur pushtetit aktual në zbatimin e Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi, duke refuzuar pranimin e Republikës së Kosovës si shtetin e tyre.

Ky ambasador shpesh është në shoqërim të ambasadorit amerikan Christopher Hill dhe me deklarata skandaloze në dëm të Kosovës dhe në favor të Serbisë, si dhe të dërguarit special Gabriel Escobar, i njohur po ashtu për mbajtjen e anës të Serbisë. Ata në mënyrën më arrogante, sillen duke kërcënuar dhe shantazhuar Kryeministrin e Kosovës, duke e akuzuar si personin që po dëmton marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara.

Kur i drejtohem me kritika kësaj administrate, përmes Sekretarit të Shtetit dhe bashkëpunëtorëve të tij, si Ambasador Hill dhe dërguari special Gabriel Escobar, bëhet më keqardhëse dhe pa dëshirë. Kjo ndodh kur në krye të Shteteve të Bashkuara ndodhet Joe Biden, i cili ka qenë një përkrahës dhe avokat i zëshëm i çështjes shqiptare për 30 vite me radhë, duke përfshirë edhe çështjen e Dardanisë (Kosovës). Ai ka qenë veçanërisht i respektuar nga të dy anët e politikës, si demokratët për shkak të anëtarësisë së tij në këtë parti, por edhe republikanët për qëndrimet e tij të prerë kundër shtypjes së shqiptarëve nga regjimi i ish-Jugosllavisë, veçanërisht ai i Millosheviqit.

Kam përshtypjen se një pjesë e administratës nuk është në vijën e Presidentit Biden kur janë në pyetje shqiptarët dhe Republika e Dardanisë (Kosovës).

Vizita e papritur e Sekretarit Antony Blinken në Shqipëri, e sipas prioriteteve jo në Dardani ( Kosovë), ishte një gjest i cili për hir të qëndrimit të Kryeministrit Kurti rreth zbatimit të Kushtetutës, ligjeve, dhe në luftimin e korrupsionit, kontrabandës, si dhe të terrorizmit të sponsorizuar nga grupet kriminale nën udhëheqjen e Aleksandër Vuçiqit. Në veçanti, ky veprim kërkonte shtrirjen e sovranitetit të shtetit sovran dhe demokratik në tërë territorin e tij.

Luftimi i këtyre fenomeneve dhe kundërshtimi i Aleksandër Vuçiqit me argumente nuk i pëlqente Edi Ramës, mikut dhe bashkëpunëtorit të tij, që kundërshtojnë interesat shqiptare, veçanërisht atyre të Kosovës, përmes iniciativave që nga tentativa për ndarjen e Kosovës deri te ideja e një Ballkani të hapur, në të cilën iniciativë bashkëngjitet edhe Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.

Kjo sjellje e Kurtit ndaj këtyre iniciativave të dëmshme dhe të rrezikshme e irrituan përtej masës Edi Ramën, i cili më pas mori rolin e udhëheqësit të një kolumbi të 5-të duke përfshirë opozitën kosovare, PDI-në, për integrimin e Ali Ahmetit. Kjo krijoj një front të cilin, sipas veprimeve, mund të konsiderohet si një veprimtari antikombëtare. Këta politikanë, të cilët për 20 vite kanë qenë në pushtet dhe janë përkrahur nga Amerika, në fakt, kanë vjedhur, keqpërdorur dhe janë pasuruar duke bashkëpunuar me pushtetin serbo-maqedonas në dëm të interesave shqiptare.

Ata, në vend që të zgjidhnin problemet e grumbulluara, kanë heshtur dhe janë pajtuar me status quo-n deri në ndërtimin e pushteteve, të cilat filluan të ndërhyjnë në zbatimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit. Këto forca u kundërvunë me reforma në mënyrë që të mos gjenden para drejtësisë për veprimet e tyre. Ndërsa për opozitën kosovare, ata janë fajësuar për falje territore dhe nënshkrimin e marrëveshjeve të dëmshme, duke sjellë vendin në gjendjen e tanishme, duke bërë marrëveshje të dëmshme me Serbinë dhe shndërruar çështjet e brendshme në ato ndërkombëtare.

Edi Rama është përfshirë në shumë skandale dhe veprime të dyshimta, veçanërisht në lidhje me McGonigal-in, i cili u dënua me burgim dy vjet e gjysmë nga drejtësia amerikane. Megjithatë, Rama ka kaluar pa u goditur ndonjëherë, madje ka marrë lavdërimin e Sekretarit Blinken, duke i dhënë përkrahje këtij personi, edhe pse ai është kryeinkuizicionisti i deklaruar kundër qeverisë së Kosovës dhe Kryeministrit Kurti.

Në anën tjetër, Rama ka vepruar si portëfol i Vuçiqit, i cili ka planifikuar ndarjen e Kosovës, së bashku me ish-udhëheqësit e Kosovës. Megjithatë, ky ndërmjetësim u ndërpre më 4 shtator 2020, kur marrëveshja duhej të nënshkruhej në Shtëpinë e Bardhë në prani të ish-Presidentit Donald Trump, mes Thaçit dhe Vuçiqit.

Përveç kësaj, Rama është përfshirë në çështje të brendshme të rrezikshme të Kosovës, bashkë me Thaçin dhe Vuçiqin, duke u angazhuar në veprimtari antikombëtare dhe duke bashkëpunuar me opozitën kosovare. Megjithatë, kjo opozitë është e bindur se nuk do të ketë sukses në tentativën e tyre për shkarkimin e Qeverisë, pasi nuk kanë mjaft vota për një iniciativë të tillë. Populli është i vetëdijshëm për këtë dhe si në vitin 2014, ata do të përjetojnë një tjetër dështim, pasi mbështesin një rrugë të rrezikshme për vendin.

Kur e dëgjova z. Haradinajn në bashkëbisedim me moderatorin në TV-21, ai e akuzon Kryeministrin se është në agjendën e Vladimir Putinit për ta larguar Dardaninë( Kosovën) nga dyert e NATO-s.

Sipas kësaj logjike të të menduarit, atëhere mund të thuhet se z. Haradinaj punon sipas agjendës së Milan Radojçiqit, mikut dhe bashkëpunëtorit të tij përmes të cilit edhe ka ardhur në pushtet. Nuk kam njohuri se Kurti ka pasur kontakte me Putinin si Edi Rama bashkë me Baton Stanishiqin, pastaj edhe me Thaçin.

E kam dronë se, Evropa por edhe Amerika, po e (keq) përdorin Ramen për interesa të tyre të cilat por qe në instancën e fundit mund të jenë të rrezikshme për Dardaninë(Kosovën) nëse udhëheqja aktuale nuk është syeçel dhe e vendosur.

Nëse iu kujtohet kur pas sulmeve të grupeve terroriste serbe në veri ndaj policisë, mjeteve të informimit e posaçërisht ndaj forcave paqeruajtëse të KFOR-it ku lënduan shumë ushtar, ai doli me iniciativë se, KFOR-i duhet ta merr kontrollin sipas direktiva të Vuçiqit por që dështoi falë Kryeministrit i cili nuk lëshoi pe në këtë drejtim.

Duke e pasur parasysh qëndrimet evro-amerikane karshi Dardanisë(Kosovës) karshi Serbisë duke e amnistuar gradualisht dhe duke i bërë lëshime në dëm të shtetit dardan(kosovar), me lejoni që për një moment të “keqhamendësoj” qoftë edhe në mënyrë hipotetike nga frika se, mos në instancën e fundit do t’i mundësohet Serbisë me pëlqimin në heshtje të KFOR-it të tentojë të hyjë më forca ushtarake në territorin e Dardanisë(Kosovës), në anën tjetër, KFOR-i gjoja të ndërhyjë dhe ta zmbrapsë këtë “sulm të pa pritur” kështu të imagjinuar, dhe ta paraqes një gjendje faktike, ku veriu të shndërrohet në territor neutral më pastaj, ne rrethana tjera qoftë edhe më largimin e pushtetit aktual dhe sjelljes së opozitës e cila, siç thotë populli, është i gatshëm të veprojë ashtu siç ka vepruar dhe pjesen veriore me ndonjë marrëveshje të re por të demshme, ta “përmbyllin çështjen e pa zgjehur shekullore” dhe kështu të realizohet ideja dhe dëshira e Ramës me Vuçiqin dhe, kjo të shpallet ngjarje historike “e cila e meriton çmimin Nobel”. Kjo ka qenë edhe ideja e Donald Trump.

Populli ynë e ka një thënie të urtë dhe domethënëse: “hiq a tutën( frikën), po ta fali atin”.

Dhe në fund, çështja e Asociacionit mund të bisedohet vetëm pas anëtarësimit të Dardanisë(Kosovës) në Këshillin e Evropës e barabartë me shtetet dhe kombet tjera dhe, me hapjen për qarkullim të automjeteve dhe qytetarëve pa pengesë.

Kjo, do të ishte garanca se, veriu është dhe do të jetë Dardani( Kosovë), pa marrë parasysh çmimin.

Prandaj, në vigjilien e 25 vjetorit të largimit të forcave serbe pas intervenimit të NATO-s dhe luftës e sakrificës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës(Dardanisë), e cila duke mos pasur tjetër zgjedhje duke e mbrojtur pragun e shtëpisë, iu kundërvu asaj force ushtarako policore paramilitare serbe, duke e zgjuar vetëdijen e popujve demokrat se, për ta shpëtuar Dardaninë(Kosovën) nga zhbërja, duhet një ndërhyrje siç edhe ndodhi.

Lavdi Ushtrisë Çlirimtare, falënderimet e forcës euroatlantike-NATO-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat