Mirënjohje përgjithmonë për SHBA, vendet mike europiane dhe NATO/KFOR-in

Opinione

Mirënjohje përgjithmonë për SHBA, vendet mike europiane dhe NATO/KFOR-in

Nga: Gjon Keka Më: 24 mars 2024 Në ora: 16:41
Autori Gjon Keka

Faleminderit SHBA, NATO dhe vendet mike të Bashkimit Europian që i dolët në ndihmë popullit të Kosovës në kohërat më të vështira të ekzistencës së tij.

Në konferenca të shpeshta, presidenti historik dhe vizionari dr.Ibrahim Rugova shpesh i bënte thirrje NATO-s për ndërhyrje për ta mbrojtur popullin e Kosovës i cili masakrohej.

P.sh.,në një nga konferencat në Janar të vitit 1999(Ref:A/P.&L (a/t.) pak para ndërhyrjes së NATO-s në mbrojtje të popullit të Kosovës, më 24 mars 1999, presidenti Ibrahim Rugova thoshte kështu:

“NATO duhet të ndërmarrë të gjitha masat e mundshme për të parandaluar masakrat e mëtejshme dhe për të mbrojtur popullin e Kosovës. Vetëm vendosja e trupave të NATO-s në Kosovë mund të sjellë siguri më të madhe për të gjithë njerëzit.

Kushdo që tenton ta harrojë të kaluarën apo të bëhet sikur nuk po di asgjë nga e kaluara, ose ta mohojë atë,mund t'i përsëritet. Më saktësisht ata që harrojnë se kush i shpëtoi dhe ndihmojë në kohërat e vështira, janë njerëz të pavlerë, janë mosmirënjohës, mohues të së kaluarës dhe mbetje.

Dëgjojë shpesh injorant, mohues dhe mosmirënjohës që thonë nuk kemi nevojë për ShBA dhe vendet tjera mike europiane, sepse Kosova është shtet; ore të mjerë po me ndihmën e kujtë u çliruat, e u bë Kosova shtet dhe kush e ndërtoi dhe mbështeti atë deri më sot; a nuk janë miqët dhe aleatët si: ShBA, vendet mike europiane dhe NATO/KFOR.

Një herë e çliruan miqët si SHBA dhe vendet tjera mike europaine e NATO, por kush do ta çlirojë Kosovën dhe popullin e saj nga vetvetja - nga e keqja që i ka hyrë brenda.

Mirënjohje përgjithmonë për SHBA, vendet mike europiane dhe NATO/KFOR-in.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat