Ku po shkojmë o zotëri...?!

Opinione

Ku po shkojmë o zotëri...?!

Nga: Agron Shabani Më: 24 mars 2024 Në ora: 19:31
Agron Shabani

Lufta dhe qëllimi final i Rusisë dhe Kinës, pos tjerash është rusizimi i përgjithshëm i Euro-Azisë dhe kinezimi ose budizimi i pjesës së mbetur të kontinenti të madh aziatik, i një pjese të Europës, Amerikës Latine, Afrikës etj. Gjegjësisht, gjeopolitika e re ruso-kineze kundër demokracisë dhe vlerave të përgjithshme europerëndimore. Dhe, në fund stërkeqja, shkërmoqja dhe zhbërja ose shkatërrimi i përgjithshëm dhe përfundimtar i Europës Perëndimore, si djep dhe kompsht i njohur fetar dhe kulturorë i botës së pasur kristiane dhe kapitaliste, së cilës i takojnë edhe Kosova dhe shqiptarët.

E ti, ai, ajo, ata ose ato përditë flsni dhe shkruani (pa u pyetur dhe detyruar askush) mbi radikalizmin, xhihadizmin, fundamentalizmin dhe ekstremizmin fetar të shqiptarëve të fesë muslimane!

Islamofobia, apo poshtërimi, nëncmimi, denigrimi, stigamtizimi, kriminalizimi dhe demonizimi (satanizimi) i gjithëmbarëshem i shqiptarëve të fesë islame ose muslimane, në instancë të fundit jane shqiptarofobi e porositur nga kuzhina agjituese dhe propagandistike e Serbisë dhe Rusisë. Kjo për faktin se pjesa dërmuese e shqiptarëve të sotëm, i përkasin (takojnë)  fesë miuslimane.

Se këndejmi, nëse turiqit osmanlinja, ne shqiptarëve na kanë sunduar, robëruar, vrarë, përndjekur, asimililuar (shkoombëtarizuar) dhe msakraruar mbi 5OO vite me radhë: edhe romakërt gjithshtu na vranë, përndocën, vodhën, dogjën dhe masakruar mbi 55O vite rrjesht.

Vlera dhe kuptimi i emrit dhe veprës së njeriut, përkthehen ose deshifrohen në luftën, përpjekjet, heroizmin dhe sakrificën e tij, për të qenë ai që është dhe që deshiron të jetë, thotë në një rast Sokrati., duke u shprehur në vazhdim: “lëvizë dhe ndrysho vet, para së tës levizësh ose ndryshosh botën."!

Në të kundërten; sipas Friedrich Nitzshces:  "Nëse faktet dhe realitetët nuk përputhen me idetë, teoritë dhe praktikën e përgjithshme, atëherë ndryshoni faktet dhe realitetët."

Nuk vritën dhe nuk mposhten kundërshtarët dhe armiqtë e ndryshsëm me fjalë, med mërrolla në ballë, në vetualla ose cepalla, por vetëm me vepra, buzëqeshje, durim, maturi, vigjilencë dhe urtësi. Ndaj, shumë pak prej tyre janë në këerkim të dritës së dijes ose diturisë dhe tepër shumë prej tyre në drejtim të karierës, profesionit të pameriuar, pasurisë, famës, lavdisë etj. (Friedrich Nietczsche):

Njerëzit e sukseshëm, përparimtar, intelektual, profesional dhe intelegjent, janë gjithëmonë në këekim të kushtëve dhe mundësive për t´i ndihmuar njerëzit dhe popullin (kombin) e tyre në nevojë, ndërsa të paditurit, horrat, maskarënjet, cinikët e ndryshëm dhe injorantët e ndryshëm stupid, nebuloz dhe mediokrit, janë aty ose atje vetëm për të sharë, ofenduar, përqeshur, injoruar, përcmuar, si dhe për të shtruar pyetje e ngritur dyshime dhe dilema të ndryshme konfuze dhe kaotike. (Brajan O Trejsi)

Në raste të atilla, psikkologët janës në favor të rezilencës ose terafisë së preferuar post-traumatike në klinikat e specializuara neupsikiatrike ose psikologjike., apo për izolime dhe karantena të ndryshme.

Në Kosovë sa më shumë ligje, standarde dhe kërkesa të ndryshme fetare, kulturore, shtërore, nacionale dhe të tjera, aq me shumë shkelës dhe abuzues të tyre.

Kaq!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat