Për teket e tij, apo këtij kemi ngecur të fundit në integrimin e vendit në familjen evropiane!

Opinione

Për teket e tij, apo këtij kemi ngecur të fundit në integrimin e vendit në familjen evropiane!

Nga: Nijazi Halili Më: 24 mars 2024 Në ora: 22:54
Ilustrim

Kur t`i të fitosh, unë me krenari do i them botës: "Ky është miku im" por kur t`i  do të humbasësh unë do të jem pranë teje duke të shtrënguar dorën dhe do t`i them botës : "Unë jam miku yt."

Fatkeqësisht te ne shqiptarët po ndodh e kundërta nëse humbi unë, humb edhe t'i, mjerim për politikëbërjen shqiptare këndej dhe andej drinit, edhe sa kohë duhet të mbledhim mend, që subjektet politike të  unifikohen e të shtrinë dorën njëri tjetrit dhe të fillojnë të  punojnë së bashku gjithnjë në interesin e përbashkët kombëtar.

Kemi ngecur në çdo aspekt si komb e shoqëri duke rrënuar gjithçka, që është ndërtuar për vite e vite, kurse sot humbëm miqtë dhe mbështetësit nderkombëtar të cilët investuan në shtetndërtimin e Kosovës.

Për teket dhe inatet e atij, apo këtij, kemi ngecur të fundit në rrugëtimin  tonë drejt familjes evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat