25 vite nga bombardimet e NATO-s, Serbia udhëhiqet nga kriminelët e luftës

Opinione

25 vite nga bombardimet e NATO-s, Serbia udhëhiqet nga kriminelët e luftës

Nga: Rexhep Torte Më: 25 mars 2024 Në ora: 10:45
Rexhep Torte

Bill Clinton President i SHBA-së, Madeleine Albright-Sekretare Shtetërore e SHBA-së, Rchard Holbrooke-emisar i SHBA-së për Ballkanin, Havier Solana-Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s dhe gjenerali Wesley Clark-komandant i NATO-s, mbeten shembëlltyrë e reagimit ndaj Serbisë gjenocidale.

Krimineli Sllobodan Millosheviq në vitet 1998/99 kreu sulm ushtarak gjenocidal ndaj Kosovës me synim që të kryejë spastrim etnik të shqiptarëve autoktonë, me synim që ta okupojë Kosovën dhe ta mbushën me serbë ardhacakë.

Wilijam Walker-ambaador i OSBE-së në Kosovë në vitin 1999 i informoi SHBA-të dhe aleatët, për masakrën e tmerrshme të Reçakut, të cilën e kryen forcat ushtarake çetnike serbe.

Bil Clinton e urdhëroi NATO-n që më 24 mars 1999 të fillojë bombardimet e caqeve serbe në Kosovë, Serbi dhe në Malin e Zi, bombardime që zgjatën 78 ditë dhe që e detyruan Serbinë të tërhiqet nga Kosova dhe Kosova pas një shekulli ta fitojë lirinë e saj.

Liria që ne e gëzojmë sot Kosovës i kushtoi 15 mijë shqiptarë autoktonë e të pafajshëm të vrarë e të masakruar, në mesin e tyre edhe 1500 fëmijë, fëmijë duke pirë qumësht në gjoksin e nënës. U dhunuan shtazërisht 20 mijë femra autoktone të pafajshme shqiptare. U rrëmbyen nga shtëpitë shqiptare në Kosovë, 1600 djem e vajza autoktonë dhe të pafajshmëm, fati i të cilëve ende nuk është zbardhur .Kosova u bë shkrumb e hi dhe më shumë se 1 milion shqiptarë autoktonë të pafajshëm u detyruan që të marrin rrugën e eksodit.

Policia e Serbisë gjenocidale në vitin 1999 i rrëmbeu vëllezërit Ylli, Agron e Mehmet Bytyqi-shtetatas të SHBA-së, e pasi i plaçkiti i vrau mizorisht, dhe Serbia gjenocidale sot e kësaj dite nuk po i tregon policët që e kryen këtë krim.

Pyetje publike për SHBA-tnë dhe BE-në

E pyesim publikisht Antony Blinkenin-Sekretar i Shtetit të SHBA-së, James O’Brienin, Gabriel Escobarin ndihmëssekretarë të DASH, Heffrey Hovenierin-ambassador i SHBA-së në Prishtinë dhe Christopher Hillin, ambassador i SHBA-së në Beograd, i pyesim publikisht edhe Joseph Borrellin-kryediplomat në BEdhe Miroslav Lajçakun-emisar i BE-së në dilogun Kosovë-Serbi, si do të reagonin po qe se Serbia gjenocidale krimet e sipër theksuara që i kreu ndaj shqiptarëve autoktonë e të pafajshëm në Kosovë ,t’i kishte kryer ndaj familjeve tuaja, ndaj fëmijëve tuaj, ndaj farefisit dhe ndaj popullit tuaj?!

Duke analizuar qëndrimet dhe veprimet e këtyre diplomatëve të sipër theksuar të SHBA-së dhe të BE-së ndaj të drejtës dhe të vërtetës për Kosovën, nuk po e kuptojmë se, a janë diplomatë shtetërorë, apo janë diplomatë privatë,q ë punojnë kundër Kosovës për interesat e Serbisë dhe të Rusisë, apo janë duke ua ngulur thikën në shpinë SHBA-së, BE-së për interesa të tyre korruptive personale?!

Bill Clinton, Madeleine Albright, Richard Holbrooke dhe Vesley Clark, mbeten elitarë të udhëheqjes dhe të diplomacisë demokratike amerikane, karshi Serbisë dhe Rusisë gjenocidale, të cilët ditën t’i përgjigjen në mënyrë adekuate agresionit gjenocidal të Serbisë dhe kriminelit Sllobodan Millosheviq në vitet 1998/99 në Kosovë.

Kosova është pasqyrë e udhëheqjes dhe e diplomacisë hipoktite amerikane të udhëhequra që nga Donald Trump, Jon Bolton, Richard Grenel, e që vazhdoi me, Antony Blinken, James O’Brien, Gabriel Escobar, Christopher Hill dhe Jeffrey Hovenier, që siç thotë fjala e urtë filozofike popullore “natën të vrasin e ditën të qajnë”.

Baronesha Ketrin Eshton, Frederika Mogherini, Johanes Hahn nga BE-ja, dështuan në misionin e tyre ndaj të drejtës dhe të vërtetës së Kosovës, dështim të cilin e vazhduan edhe pro serbët Joseph Borrell nga Spanja, e cila nuk e ka njohur ende Kosovën shtet,dhe Miroslav Lajçak, nga Sllovakia, e cila nuk e ka njohur ende Kosovën shtet, dhe i cili që është shok i ngushte i Robert Fico-kryeministër i Sllovakisë dhe pro rus i dëshmuar.

Të rikujtojmë se dialogu Kosovë-Serbi që po vazhdon tashmë 12 vite nuk është gjë tjetër veçse një manipulim dhe farsë naïve diplomatike gjoja për ta joshur Serbinë gjenocidale kah Perëndimi dhe për ta shkëputur ngaRusia, gjë që nuk mund të ndodh kurrën e kurrës duke e favorizuar dhe perëdhelur Serbinë gjenocidale sepse Serbia e njeh vetëm gjuhën e forcës dhe asgjë tjetër.

Arsyet janë bindëse dhe të qarta, sepse serbët e rusët janë vëllezër të një gjaku e të një karakteri,sepse mes tyre ekziston një miqësi vëllazërore shekullore dhe se çka është më me rëndësi këta dy popuj i takojnë Fesë Orthodokse Ruse dhe Serbe, e cila nxit dhe promovon luftëra okupuese dhe që është shumë larg nga misioni i saj fetar që duhet ta ketë.

Diplomacia e SHBA-së dhe e BE-së trumbeton se dialogu Kosovë-Serbi duhet ndjekur e vazhduar, sepse na qenka e vetmja mënyrë për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, duke e harruar faktin se në këtë dialog ulen karshi të barabartë Serbia gjenocidale dhe Kosova viktinë.

Kosova është mashtruar e detyruar të dialogojë me Serbinë gjenocidale, e cila sot e kësaj dite nuk pranon se ka kryer gjenocid në Kosovë dhe nuk i pranin krimet e kryera në Kosovë, krime që janë evidentuar dhe filmuar edhe në 2000 kaseta, CD dhe filmime e fotografi tjera nga Esat Shala me shokë.

Serbia nuk e pranon as edhe Masakrën e Reçakut, të cilën e konstatoi në vend me praninë e tij Wilijam Walker, i dërguari asikohe i OSBE-së në Kosovë, i cili për këtë masakër mizore e informoi botën, që më pas rezultoi me bombardimet e caqeve serbe.

SHBA, BE dhe NATO ndaj Serbisë kriminale po sillen me një butësi të pakuptimtë, duke mos patur dëshirë dhe guxim ta kritikojnë për asgjë, por në vzhdimësi po e kritikojnë Kosovën viktimë që është pro SHBA, pro BE dhe pro NATO dhe që e ka dhe po e zbaton Kushtetutën më demokratike në Evropë.

SHBA, BE dhe NATO, nuk po e kritikojnë Serbinë gjenocidale edhe pse ajo po armatoset nga Rusia dhe Kina.

SHBA, BE dhe NATO nuk po e kritikojnë Serbinë gjenocidale, për provokimet dhe kërcënimet që po ia bën Kosovës. Nuk dëshirojnë dhe nuk guxojnë ta kritikojnë dhe saknsionojnë Serbinë gjenocidale as edhe për sulmin e armatosur terrorist që e kreu në Kosovë të Manastiri Banjskë në Zveçan, ku u vra në detyrë polici i Kosvës Afrim Bunjaku dhe ku u konfiskua një sasi maramendëse e armatimit modern dhe disa autoblinda serbe.

Kriminelët serbë qofshin ata të agresionit gjenocidal të Serbisë në vitet 1998/99, qofshin krimineli Milan Radojçiq dhe bashkëpunëtorë e tij, të cilët e kryen sulmin terrorist në Banjskë, jetojnë të lirë në Serbi dhe konsiderohen dhe nderohen si heronj të Serbisë.

Serbia është i vetmi shtet në Ballkan i cili ende nuk i ka vendosur sanksione Rusisë gjenocidale.

Serbia gjenocidale me një arrogancë dhe mospërfillje kryeneçe nuk po i respekton dhe nuk po i konsideron për asgjë SHBA-në, BE-në dhe NATO-n.

Kjo u dëshmua edhe në dialogun Kosovë-Serbi lidhur me Marrëveshjen e Brukselit dhe me aneksin e zbatimit të kësaj Marrëveshje në Ohër, ku krimineli Aleksandër Vuçiq-President i Serbisë gjenocidale me prepotencë refuzoi ta nënshkruajë këtë marrëveshje të bazuar në Planin Franko-Gjerman për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Të gjitha këto tregojnë se SHBA, BE dhe NATO padejtësisht lejojnë që Serbia gjenocidale të udhëhiqet nga kriminelët Aleksandër Vuçiq, Ivica Daçiq, Aleksandër Vulin, bashkëpunëtorë të ngushtë të kriminelit Sllobodan Millosheviq.

Marko Gjuriq,u lejua të bëhet ambasador në SHBA, përkundër faktit që gjatë protestave në Beograd në vitin 2008, ky Marko Gjuriq organizoi t’i jepet flaka ambasadës së SHBA-së në Beograd.

E tërë kjo dëshmon se Serbia gjenocidale e udhëhequr nga këta kriminelë dhe klyshë të kriminelit Sllobodan Millosheviq, nuk dëshiron dhe nuk ka gjasa të demokratizohet dhe të shkëputet nga Rusia për tu kthyer kah SHBA-ja, BE-ja dhe NATO.

Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës, pranimi i Kosovës në NATO dhe armatosja e Kosovës, janë përgjigja e duhur dhe më se e nevojshme që duhet t’u jepet Serbisë gjenocidale dhe udhëheqësve të saj kriminelë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat