Turqia një lidhje në mes të Europës dhe Azisë!

Opinione

Turqia një lidhje në mes të Europës dhe Azisë!

Nga: Hamdi Rafuna Më: 25 mars 2024 Në ora: 22:03
Stian Bromark

Pushtetii i Recep Tayyip Erdogan në Turqi për më shumë se 20 vjet, është pa shenja të pakta se 70-vjeçari do heqë dorë së shpejti nga kjo udhëheqje, thotë autori Stian Bromark në librin e sapo botuar “Turqia, toka midis dy botëve”. 

Autori  flet për një vend që po bëhet gjithnjë e më autoritar.

- Erdogan është një figurë pothuajse e botës tjetër në Turqi, ai pothuajse mund të bëjë çfarë të dojë, mjafton të bëjë një telefonatë dhe përnjëherë të largojë një gjyqtar nëse nuk i pëlqen, ose të heqë qafe ndonjërin ngs gazetarët problematikë, thotë Stian Bromark për Dagsavisen.

Autori përmend në mënyrë specifike gjyqtarët dhe gazetarët.

“A nuk është e pabesueshme kjo?

Ju mund të mendoni se po flasim për Arabinë Saudite, por jo, kjo është Turqia, atje ku Erdogan mendon se di më së miri, dhe njëherit se ka ndryshuar shoqërinë në mënyrë që miliona njerëz të mendojnë se kjo është më e mira”!

Bromark shkruan se Turqia shfaqet si "një vend i ndarë ku forca të ndryshme luftojnë për pushtet", por Erdogan ka arritur të hapë rrugën e tij që kur erdhi në pushtet në 2003 - fillimisht si kryeministër deri në 2014, pastaj si president deri më sot.

Ai e ka arritur këtë, pavarësisht protestatave antiqeveritare në 2013 dhe tentativës së e dështuar dhe të përgjakshme për grusht shtet në vitin 2016. Një grup në ushtri më pas u përpoq të merrte kontrollin e Ankarasë dhe Stambollit dhe të kapte Erdoganin, por përpjekja për grusht shtet u pengua nga pjesë të tjera të ushtrisë dhe policisë, të cilët ishin besnikë ndaj qeverisë dhe kreut të shtetit.

Vitin e kaluar Erdogan sërish fitoi zgjedhjet presidenciale, zgjedhje të cilat sipas vëzhguesve europianë të zgjedhjeve u zhvilluan me avantazhe të pajustifikuara për presidentin, shkruan NTB.

Stian Bromark i referohet politologut turk Soner Cagaptay, i cili e ndan mbretërimin e Erdoganit në tre faza:

“Faza e parë, nga viti 2003 deri në vitin 2010, u karakterizua me rritje ekonomike dhe reforma të liberalizimit, por ishte gjithashtu gjatë kësaj periudhe që Erdogan konsolidon pushtetin e tij ai fillon të minojë institucionet jetike demokratike.

Faza e dytë zgjati deri në vitin 2018 dhe u dominua nga polarizimi dhe demonizimi i opozitës, gjë që forcoi bazën e tij te votuesit.

Faza përfundimtare është ende në vazhdim, dhe Erdogan ka pushuar së pretenduari se është demokrat, tani ai bën atë që dëshiron”.

Megjithatë, Cagaptay ka vënë në dukje pakënaqësinë në rritje të popullatës së re me qeverisjen e presidentit si një arsye, pse sipas tij, demokracia do t'i mbijetojë Erdoganit.

Pas fitores së zgjedhjeve në vitin e kaluar, Erdogan mund të nisë një mandat të ri presidencial, mandat ky i cili zgjat deri në vitin 2028. Megjithatë kohët e fundit kanë nisur të vërshojnë spekulimet për planet e ardhshme të 70-vjeçarit si kreu i shtetit.

Spekulimet kanë lindur si rezultat i një lëvizjeje që Erdogan bëri në fillim të këtij muaji, në lidhje me zgjedhjet lokale në vend që janë më 31 mars. Erdogan është i etur që partia e tij AKP të fitojë zgjedhjet në qytetet e mëdha të Ankarasë dhe Stambollit. Vetë presidenti ka qenë kryetar i Stambollit në periudhën 1994-1998.

Sipas mandatit të dhënë me ligj, kjo do të jetë zgjedhja ime e fundit, tha presidenti turk, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Anadolu.

Autori thekson se Erdogan ka bërë edhe më parë deklarata të ngjashme, por se presidenti çdo herë ka vënë në dukje formulimin e legjislacionit si arsye, diçka që 70-vjeçari bëri edhe këtë herë. Autori i librit nuk përjashton mundësinë që Erdogan të kalojë përmes ndryshimeve në kushtetutë që ta lejojnë atë të vazhdojë në këtë rol.

-  Prandaj unë besoj se Erdogan do të jetë ende në pushtet, edhe pas vitit 2028, sepse gjatë gjithë kohës si kreu i shtetit, nuk e kemi parë të promovojë apo të ndërtojë një pasardhës…) Pra, nuk mendoj fare se ai po heq dorë nga pushteti,dhe vazhdon me bindjen se krerët e shteteve si Erdogan, Putin dhe ish-presidenti Donald Trump në Shtetet e Bashkuara kanë shumë veti të përbashkëta.

- Ata kanë vlera të përbashkëta, dhe luajnë me të njëjtën paparashikueshmëri, dmth jo që s’kan respekt, por edhe ankth për atë se mund të vijnë të tjerët në pushtet! Unë mendoj se, Erdogan e ka lejuar veten të shqetësohet nga lufta e Putinit në Ukrainë, ai ndjen se Putini mund të pushtojë edhe vende të tjera në afërsi të tij.

Megjithatë, Erdogan gjithashtu ndryshon nga qeverisja e Putinit,sepse, ky nuk ka përdorur të njëjtat lloj mjetesh, të paktën jo në të njëjtën masë si Putini, përderisa opozita është shumë më e madhe në Turqi, thotë autori.

- Unë gjithashtu besoj se Erdogan ka aftësinë e tij për të "përjashtuar rrugën e tij"! Turqia dhe Erdogan gjithashtu kanë një rol dallues në politikën e jashtme, duke u përfshirë si një lidhje midis Evropës dhe Azisë.

- Erdogan është shumë pragmatist, në frymën turke. Ata që ndoshtado të mendonin se ai do të jepte vetëm një gisht drejt anëtarësimit të Suedisë në NATO, për shembull, dinë shumë pak për politikën e jashtme turke.

Presidenti rus Putin gjithashtu ia atribuoi fitoren e Rexhep Tajip Erdoganit vitin e kaluar "politikës së tij të jashtme të pavarur".

“Pak besojnë se Erdogani, i cili ka hipur prej kohësh në disa kuaj të politikës në të njëjtën kohë, do të ulë shalë shpejt”, shkroi NTB pas zgjedhjeve.

Pesë vite të tjera me Erdoganin do të thotë më shumë akt balancues gjeopolitik midis Rusisë dhe Perëndimit, shkroi kolegu Galip Dalay nga  instituti Chatham House, sipas agjencisë së lajmeve.

"Turqia dhe Perëndimi do të kenë një bashkëpunim transaksional kudo që do ta diktojnë interesat e Turqisë, dhe kjo do të ndalojë marrëdhëniet", tha Dalay.

Përgjatë historisë, disa figura kryesore në Turqi janë vrarë ose ndjekur penalisht pas dorëheqjes, thotë Bromark për Dagsavisen.

- Me këtë në mendje, presidenti Erdogan ndoshta është i shqetësuar se çfarë do të ndodhë nëse ai në të vërtetë dorëzohet, madje autori i librit,Bromark pajtohet me paralelen e Putinit që tërheq M. Galeotti.

Mark Galeotti është historian, studiues dhe autor dhe drejton firmën konsulente Mayak Intelligence. Britaniku konsiderohet si një nga ekspertët kryesorë në botë për krimin ndërkombëtar dhe politikën e sigurisë, me Rusinë si një fushë të veçantë. 

Putini mund të kishte zgjedhur një pasardhës tani, por atëherë shtrohet pyetja;  "A mund t'i besoj vërtet këtij pasuesi?” prandaj zgjidhja është të qëndrosh në pushtet “vetëm edhe një vit, dhe një vit tjetër”, dhe kështu me radhë, tha Galeotti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat