Kosova dhe Ukraina!

Opinione

Kosova dhe Ukraina!

Nga: Hamdi Rafuna Më: 25 mars 2024 Në ora: 23:29
Një tank rus në Kosovë, i shkatërruar nga sulmet ajrore të NATO-s.

Më 24 mars 1999, NATO filloi "Operacionin Forcat Aleate" kundër federatës së Republikës Federale të Jugosllavisë, e quajtur shpesh Jugosllavia e Pushuar, ose thjesht "Serbia e sotme". Operacioni zgjati deri më 10 qershor të të njëjtit vit dhe ishte një fushatë ajrore që piketoj objektivat në Serbi dhe Kosovë, kryesisht duke përdorur avionë luftarakë.

Qëllimi ishte të detyrohej presidenti serb Slobodan Millosheviç të ndalonte armiqësitë në Kosovë.

Por operacioni ishte i diskutueshëm.

Kjo sepse NATO nuk kishte marrë miratimin nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së për të kryer operacionin. Si Kina ashtu edhe Rusia, të cilat të dyja kanë vende të përhershme në këshill, kishin thënë më parë se do të vendosnin veton.

Por NATO-ja, e pa të nevojshme të ndërhynte. Ata nuk e kanë bërë këtë në luftën në Ukrainë.

Nuk mund të krahasohet Ukraina me Kosovën

Në vitin 1999, Knut Vollebæk nga Partia Popullore e Krishterë ishte ministër i Jashtëm. 1999 ishte gjithashtu viti kur Norvegjia mori kryesimin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE). Kjo është arsyeja pse Vollebæk ishte shpesh në shtypin ndërkombëtar dhe fliste për luftën e Kosovës.

Sekretarja e Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme (MPJ) në atë kohë, Janne Haaland Matlary, thotë për ABC Nyheter se NATO kishte forca vëzhguese në terren në atë kohë, dhe për këtë arsye e dinte shumë mirë se çfarë po ndodhte.

Matlary tani punon si profesor i politikës ndërkombëtare në Universitetin e Oslos.

Ajo thotë se nuk mund të krahasohet ajo që ndodhi në Kosovë dhe ajo që po ndodh tani në Ukrainë.

Luftërat pas shpërbërjes së Jugosllavisë u karakterizuan me spastrim etnik dhe shpërngulje. Serbët qëndronin për një nacionalizëm shumë të fortë, thotë ajo.

Ndërsa lufta e Ukrainës ka të bëjë me një vend që ka sulmuar një vend tjetër, shton ajo.

Arsyeja pse NATO ndërhyri në 1999 ishte gjithashtu se ata nuk e kishin bërë këtë në një rast të mëparshëm.

Katër vjet më parë, forcat ushtarake serbe të Bosnjës kishin kryer gjenocid në Srebrenicë në Bosnje dhe Hercegovinë, në lidhje me luftën civile në Ballkan. U vranë 7475-8000 boshnjakë (muslimanët boshnjakë, journ.anm). Ndoshta me shume. OKB-ja nuk ishte në gjendje ta ndalonte këtë.

Kur u panë shenja se e njëjta gjë po ndodhte në Kosovë, NATO ndërmori veprime, thotë Matlary.

NATO ushtroj presion ndaj Serbisë dhe Millosheviqit dhe për disa muaj ishim në negociata. Në fund, NATO dha një ultimatum: “Ndaloni të shkelni të drejtat e njeriut ose do të sulmojmë”. Vetëm atëherë kur forcat vëzhguese u tërhoqën, Millosheviqi e kuptoi se NATO-ja do ta merrte seriozisht atë që ata thoshin.

Pra, sulmi ishte në përputhje me të drejtat e njeriut, thekson Matlary.

Megjithatë, meqenëse nuk u miratua nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së, është diskutuar nëse ishte në të vërtetë në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare. Kështu e panë, serbët dhe në një masë të madhe e shohin edhe sot.

Vetë NATO nuk do të vendosë nëse do të bënin përsëri të njëjtën gjë, edhe nëse nuk do të kishin miratimin nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së.

NATO filloi "Operacionin Forca Aleate" në vitin 1999 për të ndaluar fatkeqësinë humanitare që po shpalosej në Kosovë. Çdo krizë është unike dhe ne nuk spekulojmë në situata hipotetike, por parandalimi dhe menaxhimi i krizës është ende një nga detyrat kryesore të aleancës, thotë zëdhënësi i NATO-s Matthias Eichenlaub për ABC Nyheter.

Kur bëhet fjalë për luftën në Ukrainë, NATO nuk dëshiron të ketë ndonjë rol, mendon  Matlary.

NATO-ja nuk ka asnjë rol formal për Ukrainën, shton ajo dhe vazhdon:

Kjo shpjegohet thjesht, sepse Kosova i kërkoi NATO-s që t’a ndihmojë, këtë mund ta bëjë edhe Ukraina, por duke qenë se nuk janë shtet anëtar i NATO-s, nuk ka asnjë detyrim dhe nuk do të ndërhyjmë!

Por NATO nuk ka pasur asnjë detyrim ndaj Kosovës, apo jo?

Jo, por ishte një çështje tepër e rëndësishme, për më tepër, kishte më pak rrezik që NATO të ndërhynte në Ballkan. Rusia është një nga fuqitë bërthamore më të mëdha në botë, dhe duke u futur brenda, NATO-os rrezikon të përshkallëzojë situatën, shpjegon profesori.

Matlary thotë se kur bëhet fjalë për luftën në Ukrainë, si Perëndimi, NATO dhe Rusia janë të vetëdijshëm për rreziqet. Ajo thekson se Rusia nuk ka sulmuar dërgesat e armëve, kështu që edhe ata janë siguruar që lufta të qëndrojë brenda kufijve të Ukrainës. Duke mos dërguar forca fizike, por vetëm mbështetje me armë, Perëndimi po bën të njëjtën gjë.

Pra, operacioni i NATO-s në Ballkan nuk kishte rrezik të përshkallëzohej në vendet e tjers të NATO-s. Ishte një operacion relativisht i shkurtër ku qëllimi ishte ndalimi i Millosheviçit dhe ata ia dolën.

Ndërsa, kur ëdhzë fjala për Ukrainën, Matlary beson se NATO shmang ndërhyrjen pjesërisht, sepse do të preken shumë vende të NATO-s përreth.

Pra kjo është ajo që e bën shumë më të komplikuar vlerësimin e rrezikut në këtë rast. Njerëzit kanë frikë se çfarë do të thotë nëse nuk ndërhyjnë, për shembull me armë, por nëse nuk bëjnë asgjë Ukraina do të humbasë dhe ndoshta do të prekë edhe vendet përreth NATO-s, përfundon Janne H. Matlary.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat